Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët PhD të Universitetit të Tiranës, në kuadër të Programit Erasmus +, në Universitetin Valladolid, Spanjë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.
Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024, në Universitetin Valladolid, Spanjë.
Llojet e mobilitetit:
– Shkëmbimin e studentëve Bachelor / Master;
Afati për aplikim: 20 Tetor 2023 ora 11:00 (Spanish Time). I gjithë procesi i aplikimit kryhet online.
Për të aplikuar klikoni në këtë link: https://uvamobplus2.uva.es/publico/inicio
Për më shumë informacion klikoni linkun: https://uvamobplus2.uva.es/publico/download/16/en/Convocatoria_EN.pdf
Të gjithë aplikantët duhet detyrimisht të kryejnë 20-30 ECTS në Universitetin e Valladolidit dhe gjithashtu duhet t’u njihen në universitetin e origjinës 20-30 ECTS.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: [email protected].
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!