Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në
Universitetin Aristotel të Selanikut, Greqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-
2026.
Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për
studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Aristotel të Selanikut, Greqi, për semestrin
e dytë të vitit akademik 2025-2026.
https://eurep.auth.gr/
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Kohëzgjatja e bursave:
– Bachelor / Master / PhD;
Bazuar universitetit partner, prioritet do t’u jepet studentëve PhD.
Fushat e studimit:
Për më shumë informacion mbi lëndët e ofruara nga universiteti pritës ju lutem referohuni
linkut:
https://eurep.auth.gr/en/students/info/academic_calendar
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj);
– Kostot e udhëtimit (180 Euro)
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim
në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e
regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:
– CV (në gjuhën angleze / greke);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze /
greke, në varësi të programit të studimit);
– Listë notash të programit aktual dhe të programeve të mëparshme të studimeve (në gjuhën
shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / greke, në varësi të programit të
studimit);
– Letër motivimi (në gjuhën angleze / greke, në varësi të programit të studimit);
– Certifikata e gjuhës së huaj B2 (gjuha angleze / greke);
– Dokumenti Learning Agreement* ;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe
shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni
vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që
do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës
A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do
të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen
kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin
tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në
Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas
nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori
Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa
During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi
përgjegjës në Rektorat.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Learning-Agreement-Studenteoutgoing.docx
Afati për aplikim: 13 Korrik 2025
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i
Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën
[email protected].
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet
me Jashtë në adresën: [email protected]
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!