• GJYQ IMITUES

Një gjyq imitues,është tradicionalisht një konkurs që zhvillohet gjerësisht mes universiteteve perëndimore dhe që i ndihmon studentët të praktikojnë aftësitë e tyre në një gjykim të vërtetë.Për të ndihmuar realitetin arsimor-juridik shqiptar, që të konsolidohet edhe në këtë drejtim, Euralius ka organizuar një simulim të ngjashem, në formën e një konkursi midis Fakulteteve Shqiptare të Drejtësisë. Euralius (projekti për konsolidimin e Sistemin Shqiptar të Drejtësisë) është një projekt i financuar nga BE-ja që synon sjelljen e sistemit shqiptar të drejtësisë më afër standardeve të BE-së përmes asistencës teknike. Ai mbështet reformën e sistemit gjyqësor në Shqipëri, në përputhje me prioritetet e acquis të BE-së në gjyqësor dhe në të drejtat themelore dhe në praktikat e standardet më të mira evropiane.Konkursi u organizua në kuadër të aktiviteteve të EURALIUS-it në fushën e përmirësimit të kuadrit ligjor. Faza e parë e konkursit u zhvillua në 19 maj 2012 në Gjykatën e Rrethit Tiranë, fazë nga e cila Universiteti Iliria dhe Universiteti i Tiranës ishin finalistët.Faza e fundit u organizua në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë. Personalitete të sistemit të Drejtesisë të Shqipërisë ishin të pranishëm në ceremoninë e dhënies së çmimeve dhe të dy palët finaliste bënë një prezantim shumë dinjitoz.Institucioni ynë Fakulteti i Drejtësisë, i Universitetit të Tiranës u përfaqësua nga finalistët:Eni Mazniku,Embro Ahmetaj,Lorena Cabej.Një kontribut shumë të mirë, gjatë fazës përgatitore dhe në vijim, dhanë profesorët e Fakultetit: 

Dekan i Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Ph.D., Dr. Altin SHEGANI

Shef i Departamentit të së Drejtës Publike, Fakulteti i Drejtesise, Universiteti i Tiranës,   Prof.Asoc.Dr Evis ALIMEHMETI

Titullari i lëndës “Të Drejtat e Njeriut”, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Prof.Asoc.Dr Oriona MUCOLLARI

Profesor i së Drejtës Kushtetuese, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, MA.Erind MERKURI

Gj1Gj5Gj6Gj2Gj3Gj4