Gjyq imitues në Fakultetin e Drejtësisë/National Moot Court Competition

Më 24 Maj 2023, në ambjentet e Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, u zhvillua gjyqi imitues në të
Drejtën Penale, me pjesëmarrjen e një jurie të nderuar të përbërë nga 5 anëtarë, ku dy prej tyre shtetas
Amerikanë, Z.Jay Shapiro dhe Z.Steven Kessler , profesionistë të ligjit me arritje të shumta në fushën e
jurisprudencës, dy Profesorë të Fakultetit të Drejtësisë,Prof.Asoc.Dr.Enkeleda Olldashi dhe Prof.Dr.Altin
Shegani dhe Zj.Jonida Hoxha-Legal Officer pranë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Organizimi i këtij gjyqi imitues u përshëndet dhe nga Zj.Amanda Robertson-Përfaqësuese e Ambasadës
Amerikane në Shqipëri dhe Zv.Dekania e Fakultetit të Drejtësisë, Prof.Dr.Iva Zajmi.
Ato vlerësuan ndërmarrjen e nismave të tilla dhe punën e bërë nga ana e studentëve, të cilët do të jenë
profesionistët e ardhshëm në aplikimin e së drejtës.
Studentët e ndarë në dy skuadra, në bazë te shortit kanë patur pozitën procedurale të Organit të Prokurorisë
ose Mbrojtesit/Avokatit të të akuzuarit. Konkursi u zhvillua bazuar në një kazus të hartuar nga një nga
anëtarët e jurisë.
Në përfundim të gjyqit imitues, Juria vlerësoi në mënyrë maksimale performacën e grupeve pjesmarrëse
bazuar në oratorinë që shfaqën, terminologjinë ligjore të përdorur, komunikimin verbal me trupin gjykues
dhe palët e përfshira, por mbi të gjitha për etikën e lartë të përdorur në komunikimin mes palëve si edhe mes
tyre dhe jurisë.
Falenderojmë anëtarët e Jurisë, për përkushtimin dhe profesionalizmin gjatë të gjithë procesit, si dhe
shoqatën “ELSA Albania”, për kontributin në realizimin e këtij aktiviteti.
Duke ju uruar suksese skuadrave pjesëmarrëse, ftojmë studentët e Fakultetit të Drejtësisë të bëhen pjesë e
aktiviteteve të ardhshme të tij.