Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, shpallet fitues për projektin: “Përafrimi i legjislacionit me standardet europiane përmes gjykimit kushtetues”.

Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, shpallet fitues për projektin: “Përafrimi i legjislacionit me standardet europiane përmes gjykimit kushtetues”.
Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, shpallet fitues për projektin: “PËRAFRIMI I LEGJISLACIONIT ME STANDARDET EUROPIANE PËRMES GJYKIMIT KUSHTETUES”.
Ky projekt u paraqit për konkurrim në kuadrin e Programit Kombëtar të Kërkimit dhe Zhvillimit (PKKZH) dhe do të financohet nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), për periudhën 2024-2025.
Projekti ka qëllim të kontribuojë në përafrimin e legjislacionit të brendshëm me atë të Bashkimit Evropian, përmes përhapjes së dialogut gjyqësor kushtetues.
Puna kërkimore për monitorimin dhe analizimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë që kanë dalë gjatë periudhës, nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian (MSA) deri më sot, do të kryhet nga pedagogët e së Drejtës Kushtetuese dhe studentët e lëndës “E drejta Kushtetuese e Krahasuar”.
Përmes saj do të evidentohen referimet e vendimeve të Gjykatës sonë Kushtetuese në vendimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GJED) si dhe gjykatave të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, për të nxjerrë në dritë sugjerimet që burojnë për legjislacionin shqiptar.
Gjetjet dhe përfundimet e kërkimit do të referohen në Konferencën Shkencore që do të organizohet në këtë kuadër si dhe pranë institucioneve përgjegjëse.
Suksese FDUT-së për përmbushjen e të gjitha objektivave të Projektit!