FAKULTETI I DREJTËSISË UNIVERSITETI I TIRANËS INTERNATIONAL LAW ASSOCIATION – DEGA NË SHQIPËRI UNIVERSITA DEGLI STUDI “LA SAPIENZA” LINK CAMPUS UNIVERSITY UNIVERSITETI I EVROPËS JUGLINDORE UNIVERSITETI I PRISHTINËS

ORGANIZOJNË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE: “TË DREJTAT E NJERIUT, KUSHTETUTA DHE E DREJTA NDËRKOMBËTARE”

  

THIRRJE PËR ABSTRAKTE

 

Aplikimi

Regjistrimi i abstraktit dhe CV-së bëhet online në https://nettskjema.no/a/324829

 

UDHËZIME PËR PËRGATITJEN DHE DORËZIMIN E ABSTRAKTIT DHE CV

 

Duke përdorur 200-300 fjalë, ju lutem paraqisni një përmbledhje shkencore të projekt-propozimit tuaj kërkimor. Shkurtimisht, përshkruani objektivat, grupet e synuara, aktivitetet kryesore dhe rezultatet e parashikuara të punimit. Po ashtu, në një faqe A4 maksimumi paraqisni të mënyrë të përmbledhur CV-në tuaj.

 

  • Të gjitha abstraktet duhet të përmbajnë seksionet e mëposhtme:
  • Tema shkencore: Ju lutemi zgjidhni një nga temat shkencore të listuara më poshtë
  • Titulli (Font Times New Roman, Madhësia 12 pt, Shkronjat Bold Block, hapësira e rreshtit 1)
  • Autorët (Font Times New Roman, Madhësia 11 pt, hapësira e rreshtit 1) Emri i autorit prezantues duhet të jetë me shkronja të zeza.
  • Përkatësia e autorëve/institucioni (Font Times New Roman, Madhësia 11 pikë, hapësira e rreshtit 1)
  • Teksti i punimit duhet të përmbajë: Qëllimin e studimit, Rezultatet, Përfundimet.

 

Shënim: Për efekt të akreditimit, secili autor i parë duhet të dërgojë një CV bashkë me abstraktin.

 

DATA TË RËNDËSISHME

 

Afati i fundit për regjistrimin: 31 mars 2023.

Kthimi i përgjigjes: 15 prill 2023.

Konferenca: 5 maj 2023, Tiranë. Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Pranimi i punimit të plotë: 31 korrik 2023

Informacione të përgjithshme:

 

Konferenca Ndërkombëtare 2023, realizohet si bashkëpunim i Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, me Shoqatën Shqiptare të së Drejtës Ndërkombëtare (International Law Association – Albania), Universita degli Studi “La Sapienza”, Link Campus University, Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Evropës Juglindore dhe me Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Prishtinës.

 

Konferenca ka si qëllim që të bashkojë studiuesit kryesorë nga bota akademike për të ndarë gjetjet e tyre të fundit për një sërë temash që lidhen me zhvillimet më të fundit në fushat e së drejtës kushtetuese, të drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut.

 

Qëllimet kryesore të konferencës janë:

  • Vlerësimi i evoluimit të jurisprudencës dhe zhvillimet që ajo po merr në fushën ë së drejtës kushtetuese, ndërkombëtare dhe të të drejtave të njeriut.
  • Promovimi i bashkëpunimeve të reja ndërmjet kërkuesve vendas dhe atyre që punojnë në institucione perëndimore, duke kontribuar në ngritjen e kapaciteve në        për hulumtime shkencore në këto fusha.
  • Vlerësimi i gjendjes së të drejtave të njeriut në vende të ndryshme.

 

Ftesa për pjesëmarrje u drejtohet studiuesve që punojnë në fushën kushtetuese, ndërkombëtare dhe të të drejtave të njeriut, që lidhet me tematikat e mëposhtme:

 

Tematikat:

  1. Të drejtat e njeriut dhe evoluimi i tyre;
  2. Roli i kushtetutave në mbrojtjen e të drejtave të njeriut;
  3. Organizimi institucional kushtetues dhe praktikat e gjykatave;
  4. Lindja e nevojës për mbrojtjen ndërkombëtare të të drejtave të njeriut;
  5. Qasja fillestare ndaj të drejtave të njeriut nga e drejta ndërkombëtare;
  6. Zhvillimi i institucioneve ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut;
  7. Institutet e ndryshme të së drejtës ndërkombëtare;
  8. Raporti midis të drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës së brendshme, në fushën e të
  9. drejtave të njeriut;
  10. Mbrojtja e të drejtave të njeriut të grupeve vulnerabël;
  11. Reparacionet dhe mjetet juridike në fushën e të drejtave të njeriut;
  12. E drejta e traktateve;
  13. E drejta humanitare;
  14. E drejta e organizatave ndërkombëtare;
  15. Llojet e interpretimeve të ndryshme të së drejtës dhe ndikimi i tyre mbi të drejtat dhe liritë themelore të njeriut;
  16. Të drejtat e njeriut në aktet kushtetuese;
  17. Parlamentarizmi;
  18. Ekzekutivi;
  19. Gjyqësori;
  20. Institucionet e pavaruara.

 

 

 

 

UDHËZIME TË RËNDËSISHME:

 

  • Prezantimi në konferencë do të jetë kusht për botimin e kumtesës në një proceedings book.
  • Duke dorëzuar një abstrakt, ju pranoni që të dhënat tuaja personale të ruhen dhe përdoren nga organizatorët për të përpunuar punimin tuaj, për të mundësuar prezantimin në konferencë dhe publikimin e përmbledhjes.
  • Ju mund të jeni autor i parë i vetëm një punimi, por bashkëautor i dy ose më shumë punimeve.
  • Nuk do te pranohen abstraktet që nuk përmbajnë rezultate ose strukturë sipas udhëzimeve.

 

 

Persona kontakti:

 

Gentian Zyberi – [email protected]

Erjon Muharremaj – [email protected]

Erind Merkuri – [email protected]