NJOFTIM
Për studentët e Fakultetit të Drejtësisë – Universiteti i Tiranës
Fakulteti i Drejtësisë, në bashkëpunim me Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë, njofton nisjen e një programi bashkëpunimi, i cili do të fillojë në muajin korrik 2025.
Ky bashkëpunim parashikon përfshirjen e një grupi studentësh në një stazh praktik 3-mujor pranë Qendrës së Dokumentacionit të Gjykatës së Lartë. Studentët do të angazhohen në një sërë detyrash që lidhen me veprimtarinë e Qendrës, me fokus të veçantë në:
✅ Ndihmën për plotësimin dhe pasurimin e sistemit JUDIX
✅ Analizimin dhe sistemimin e praktikës gjyqësore
✅ Pjesëmarrjen në aktivitete kërkimore dhe shkencore të gjykatës
📌 Çfarë është JUDIX?
JUDIX është baza elektronike e vendimeve të indeksuara të Gjykatës së Lartë. Kjo arkivë ligjore u mundëson përdoruesve të kërkojnë dhe analizojnë vendimet përmes:
🔎 Palëve në proces
🔎 Fjalëve kyçe
🔎 Fusha e së drejtës
🔎 Bazës juridike
🔎 Numrit dhe datës së vendimit
🔎 Maksimës ose përmbledhjes së vendimit
Sistemi është në proces të vazhdueshëm pasurimi dhe pikërisht këtu mund të ndihmosh dhe TI! Studentët e përzgjedhur do të ndjekin një trajnim intensiv një javor me juristët e Qendrës, për të mësuar bazat e analizimit dhe përmbledhjes së një vendimi të Gjykatës së Lartë. Në vijim ata do të vijojnë punën nën mbikëqyrjen dhe asistencën e juristëve të Qendrës. Në përfundim të praktikës, studentët e përzgjedhur do të pajisen me një certifikatë, si dëshmi e praktikës së ndjekur.
📌 Kush mund të aplikojë?
✔️ Studentët që kanë përfunduar të paktën vitin e parë të ciklit Master
📨 Mënyra e aplikimit, dërgo një email në adresën [email protected] ose me një CV dhe një paragraf të shkurtër ku përshkruan veten dhe përse dëshiron të marrësh pjesë në këtë stazh. Afati për aplikim është data 10 korrik.
Kjo praktikë është një mundësi për të fituar përvojë praktike në institucionin më të lartë gjyqësor të vendit dhe për të kontribuar në përmirësimin e transparencës dhe njësimin e praktikës gjyqësore.
📬 Për më shumë informacion ndiqni faqen web të Gjykatës së Lartë: www.gjykataelarte.gov.al