.
-
Laborant Departamenti pranë Departamentit të së Drejtës Civile;
-
Laborant Departamenti pranë Departamentit të së Drejtës Penale;
-
Specialist mësimor pranë Degës mësimore;
-
Specialist protokoll-arkiva pranë Degës së Protokoll- Arshiva;
Kandidatët konkurrentë për 1 (një) vend të lirë pune për personel ndihmësakademik me karakter mësimor me detyrë “Laborant Departamenti pranë Departamentit të së Drejtës Civile”, duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:
-
Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
-
Të zotërojë diplomë të nivelit “Master” ose ekuivalente me të;
-
Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje;
-
Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët konkurrentë, duhet të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:
-
Të këtë njohuri shumë të mira të përdorimit të programeve bazë kompjuterike;
-
Preferohet të ketë eksperiencë pune;
-
Të ketë njohuri të Ligjit të Arsimit të Lartë;
-
Të dijë të punojë në grup dhe të ketë aftësi të mira komunikuese.
Kandidatët konkurrentë për 1 (një) vend të lirë pune për personel ndihmësakademik me karakter mësimor me detyrë “Laborant Departamenti pranë Departamentit të së Drejtës Penale”, duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:
-
Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
-
Të zotërojë diplomë të nivelit “Master” ose ekuivalente me të;
-
Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje;
-
Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët konkurrentë, duhet të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:
-
Të ketë njohuri shumë të mira të përdorimit të programeve bazë kompjuterike;
-
Preferohet të ketë eksperiencë pune;
-
Të ketë njohuri të Ligjit të Arsimit të Lartë;
-
Të dijë të punojë në grup dhe të ketë aftësi të mira komunikuese.
Kandidatët konkurrentë për 3 (tre) vende të lira pune për personel ndihmësakademik me karakter administrativ me detyrë “Specialist mësimor, pranë Degës mësimore”, duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:
-
Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
-
Të zotërojë minimalisht diplomë të nivelit “Bachelor”;
-
Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje;
-
Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët konkurrentë, duhet të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:
-
Preferohet me diplomë “Master” ose ekuivalente me të;
-
Preferohet të ketë eksperiencë pune;
-
Të ketë njohuri të Ligjit të Arsimit të Lartë;
-
Të ketë njohuri të përdorimit të programeve bazë kompjuterike;
-
Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit etiko-profesional me kolegët dhe eprorët.
Kandidatët konkurrentë për 1 (një) vend të lirë pune për personel ndihmësakademik me karakter administrativ me detyrë “Specialist protokoll-arkiva, pranë Degës së Protokoll- Arshiva”, duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:
-
Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
-
Të zotërojë të paktën një diplomë të nivelit “Master” ose ekuivalente me to;
-
Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje;
-
Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët konkurrentë, duhet të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:
-
Preferohet të ketë eksperiencë pune;
-
Të ketë njohuri për legjislacionin e arkivave;
-
Të ketë njohuri në përdorimin e kompjuterit dhe programeve bazë;
-
Të dijë të punojë në grup dhe të ketë aftësi të mira komunikuese.
Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin kërkesën me shkrim, Curriculum Vitae dhe dokumentacionin (fotokopje e noterizuar) në lidhje me plotësimin e kritereve sipas vendeve të lira të punës, që do të konkurrojnë.
Dokumentat duhet të dorëzohen pranë Degës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, në adresën Rruga “Milto Tutulani”, Tiranë.
Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është nga data 28.06.2022 – 12.07.2022.
Për cdo sqarim mund të kontaktoni në numrin e telefonit 04 2431112.