Kandidatët konkurentë sipas vendeve të punës, duhet të plotësojnë këto kritere, konkretisht si më poshtë:
I. Sekretare mësimore (2 vende)
- Të zotërojë minimalisht diplomë të nivelit “Bachelor” (preferohet me diplomë master të ciklit të dytë të studimeve apo diplomë të integruar).
- Të ketë njohuri të përdorimit të programeve bazë kompjuterike.
- Të ketë eksperiencë pune mbi 1 vit (Preferohet të ketë eksperiencë pune në këtë sektor).
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punës në grup.
- Të zotërojë një gjuhë të huaj, preferohet anglisht.
- Të ketë njohuri të Ligjit të Arsimit të Lartë.
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje.
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
II. Specialist informacioni në degën e IT dhe informacionit (1 vend)
- Të zotërojë minimalisht diplomë të nivelit “Bachelor” në shkenca shoqërore.
- Të ketë njohuri të përdorimit të programeve bazë kompjuterike.
- Të ketë eksperiencë pune më shumë se 1 vit.
- Të zotërojë një gjuhë të huaj, përparësi ka një gjuhë perëndimore.
- Të ketë njohuri mbi Ligjin për Arsimin e Lartë.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje.
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
III. Laborante (sekretare) e Klinikës së Ligjit (1 vend)
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë në shkenca shoqërore (preferohet me diplomë master të ciklit të dytë të studimeve apo diplomë të integruar).
- Të njohë shumë mirë kompjuterin dhe programet më të avancuara bashkëkohore.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
- Të ketë eksperiencë pune më shumë se 1 vit (preferohet me eksperienca të ngjashme).
- Të ketë dëshmi në një gjuhë të huaj (preferohet anglisht).
- Të ketë njohuri mbi Ligjin për Arsimin e Lartë.
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje.
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
IV. Kryetar i Degës Arkiv – Protokoll
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë. (preferohet me diplomë master të ciklit të dytë të studimeve apo diplomë të integruar).
- Të ketë njohuri të përdorimit të programeve bazë kompjuterike.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
- Të ketë njohuri tekniko-profesionale dhe metodologjike sipas dispozitës ligjore të shërbimit arkivor në RSH.
- Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion.
- Të ketë kurse kualifikimi në këtë fushë (të pajisura me certifikata përkatëse).
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje.
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
V. Specialist në Degën Arkiv – Protokoll (1 vend)
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë.(preferohet me diplomë master të ciklit të dytë të studimeve apo diplomë të integruar).
- Të ketë njohuri të përdorimit të programeve bazë kompjuterike.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
- Të ketë njohuri tekniko-profesionale dhe metodologjike sipas dispozitës ligjore të shërbimit arkivor në RSH.
- Të kenë të paktën 2 vite punë në profesion.
- Të ketë kurse kualifikimi në këtë fushë (të pajisura me certifikata përkatëse).
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje.
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
VI. Specialist në Degën e Burimeve Njerëzore (1 vend)
- Të zotërojë minimalisht diplomë të nivelit “Bachelor” në Drejtësi, Ekonomi apo Shkenca Humane (preferohet me diplomë master).
- Të njohë shumë mirë kompjuterin dhe programet bashkëkohore.
- Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 1 vit (preferohet në këtë fushë).
- Të ketë dëshmi në një gjuhë të huaj.
- Të ketë njohuri mbi Kodin e Punës dhe Ligjin për Arsimin e Lartë.
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje.
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
VII. Specialist në degën e Projekteve dhe marrëdhënieve me jashtë (2 vende)
- Të ketë mbaruar studimet universitare. (Prioritet të diplomuarit në drejtësi, ekonomik, shkenca sociale, apo në fusha me prioritet për projekte kërkimore).
- Të diplomuarit me mesatare mbi 8 do të kenë prioritet.
- Aplikantët që kanë përfunduar studimet master do të kenë prioritet.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (Preferohet me çertifikatë të nivelit C1).
- Aplikantët që kanë kryer kurse specializimi në fushën e aplikimeve per projekte të BE-së, dhe për grante nga donatorë të tjerë vendas dhe të huaj kanë prioritet.
- Të ketë eksperiencë pune minimalisht 2 vjet në organizata apo institute kërkimore, në hartimin e buxhetit për projekte, zbatimin e projekteve dhe hartimin e raporteve mbi projektet për donatore të ndryshëm, vendas dhe të huaj.
- Të ketë njohje të programeve bazë të microsoftit dhe aftësi kërkimi informacioni në internet, si edhe aftësi në hedhjen e informacionit relevant në website.
- Të ketë njohuri mbi Ligjin per Arsimin dhe Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë dhe aktet nënligjore për kërkimin shkencor dhe projektet.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi, në lidhje me informacionin dhe bashkëpunimin e nevojshëm me stafin për të komunikuar me donatorët, për të identifikuar bashkëpunëtorët etj.
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje.
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
VIII. Specialist në degën e Projekteve dhe marrëdhënieve me jashtë me Profil Ekonomik (1 vend)
- Të ketë mbaruar studimet në Fakultetin Ekonomik.
- Të diplomuarit me mesatare mbi 8 do të kenë prioritet.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Aplikantët që kanë kryer kurse specializimi në fushën e buxhetimi të projekteve të BE-së, USAID, apo donatorë të tjerë vendas dhe të huaj kanë prioritet.
- Aplikantët që kanë përfunduar studimet master do të kenë prioritet.
- Të ketë eksperiencë pune minimalisht 2 vjet në organizata apo institute kërkimore, në hartimin e buxhetit për projekte, aktivitet dhe raportim buxheti në donatorë të ndryshëm, vendas dhe të huaj.
- Të ketë njohje të programeve bazë të microsoftit dhe aftësi kërkimi informacioni në internet, si edhe aftësi në hedhjen e informacionit relevant në website.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi, në lidhje me informacionin dhe bashkëpunimin e nevojshëm me stafin për të komunikuar me donatorët, për të identifikuar bashkëpunëtorët etj.
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje.
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
IX. Kryetar i Degës së Projekteve dhe marrëdhënieve me jashtë
- Të ketë mbaruar studimet në drejtësi, shkenca humane, ekonomik ose degë të përafërta me mesatare mbi 8.
- Të ketë përfunduar studimet master. Me prioritet ata aplikantë që kanë kryer masterin në fusha të lidhura me objektivat e Fakultetit te Drejtësisë për aplikime për projekte.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (Preferohet me çertifikatë të nivelit C1).
- Të ketë kryer kurse specializimi në lidhje me aplikime për projekte, vecanërisht për programet e BE.
- Të ketë eksperience pune në hartim, aplikim dhe zbatim projektesh jo më pak se 3 vjet.
- Të ketë njohuri mbi programet e BE-së vecanërisht, Horizon 2020.
- Të ketë njohuri shumë të mira në kompjuter, hedhje të dhënash në internet, krijim dhe mbajtje database për projekte.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, si në lidhje me bashkëpunimin me stafin akademik të Fakultetit të Drejtësisë dhe me donatorët, bashkëpunëtorët, përfaqësuesit e universiteteve vendase dhe të huaja me të cilët bashkëpunon Fakulteti.
- Të ketë njohuri për mënyrën e funksionimit të një institucioni akademik siç është Fakulteti i Drejtësisë, dinamikat dhe fushat specifike me prioritet për projekte për Fakultetin Juridik.
- Të ketë njohuri mbi Ligjin për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë dhe aktet nënligjore për kërkimin shkencor dhe projektet.
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje.
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
X. Kryetar i Degës së IT dhe informacionit
- Të jetë diplomuar në Master Shkencor ose DIND në Degën e Informatikës Ekonomike, Elektronikë, TIK në Universitetin e Tiranës ose në Universitete të tjera ekuivalente me to.
- Të zotërojë gjuhën Angleze me dëshmi.
- Të ketë njohuri të Ligjit të Arsimit të Lartë.
- Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 vjet.
- Të dijë të punojë në grup dhe të ketë aftësi shumë të mira komunikimi.
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje.
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
XI. Specialist në degën e IT dhe informacionit (2 vende)
- Të ketë diplomë të arsimit të lartë në Degën e Informatikës Ekonomike, Elektronikë, TIK në Universitetin e Tiranës ose në Universitete të tjera ekuivalente me to.
- Të zotërojë gjuhën Angleze me dëshmi.
- Të ketë njohuri të Ligjit të Arsimit të Lartë.
- Të njohë programet kompjuterike.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe të dijë të punojë në grup.
- Njëri nga specialistët preferohet të ketë eksperiencë apo njohuri të mira për web design.
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje.
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
XII. Kryetar i Degës të Sigurimit të Cilësisë
- Të ketë diplomë Master i Shkencave (cikël i dytë i studimeve) apo diplomë të integruar.
- Të ketë njohuri të përdorimit të programeve bazë kompjuterike.
- Të ketë eksperiencë pune minimalisht 5 vjet dhe eksperiencë pune në këtë sektor jo më pak se 2 vjet.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punës në grup.
- Të zotërojë dëshmi të gjuhës angleze.
- Të ketë njohuri shumë të mira të Ligjit të Arsimit të Lartë.
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje.
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
XIII. Specialist i Degës të Sigurimit të Cilësisë dhe kurrikulave (1 vend)
- Të ketë diplomë Master i Shkencave (cikël i dytë i studimeve) apo diplomë të integruar.
- Të ketë njohuri të përdorimit të programeve bazë kompjuterike.
- Të ketë eksperiencë pune minimalisht 2 vjet, preferohet me eksperiencë pune në këtë sektor.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punës në grup.
- Të zotërojë dëshmi të gjuhës angleze.
- Të ketë njohuri shumë të mira të Ligjit të Arsimit të Lartë.
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje.
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
XIV. Kryetar i Degës të Këshillimit të Karrierës dhe Alumni
- Të ketë diplomë Master i Shkencave (cikël i dytë i studimeve) apo diplomë të integruar në Drejtësi (preferencë kandidatët që kanë mbaruar në FDUT).
- Të ketë njohuri shumë të mira të përdorimit të programeve bazë kompjuterike dhe të social media.
- Të ketë eksperiencë pune minimalisht 3 vjet.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punës në grup.
- Të zotërojë dëshmi të gjuhës angleze.
- Të ketë njohuri të mira të Ligjit të Arsimit të Lartë.
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje.
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
XV. Specialist i Degës të Këshillimit të Karrierës dhe Alumni (1 vend)
- Të ketë diplomë Master i Shkencave (cikël i dytë i studimeve) apo diplomë të integruar në Drejtësi (preferencë kandidatët që kanë mbaruar në FDUT).
- Të ketë njohuri shumë të mira të përdorimit të programeve bazë kompjuterike dhe të social media.
- Të ketë eksperiencë pune minimalisht 3 vjet.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punës në grup.
- Të zotërojë dëshmi të gjuhës angleze.
- Të ketë njohuri të mira të Ligjit të Arsimit të Lartë.
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje.
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
XVI. Psikologë (2 vende)
- Të ketë Diplomë Universitare “Bachelor” në degën Psikologji,si dhe studime Master Shkencor në Psikologjinë Shkollore ose “Psikologji klinike“ ose Master Profesional “Këshillim Psikologjik”, ose në drejtime të tjera të përafërta.
- Të ketë njohuri, aftësi dhe kompetenca në fushat e:
- Vlerësimit – Psikologu shkollor pritet të zhvillojë procedura vlerësimi për aktorët me të cilët bashkëpunon sipas planifikimit, duke realizuar të gjitha hapat e duhur profesionalë.
- Planifikimit- Psikologu shkollor pritet të organizojë, kryejë dhe të përfshihet, në një proces zinxhir aktivitetesh dhe bashkësie aktorësh të planifikuar, që e ka pikënisjen te nevojat e aktorëve të përfshirë në proces, duke përdorur të dhënat e mbledhura nëpërmjet vlerësimeve.
- Konsultimit dhe bashkëpunimit – Psikologu shkollor pritet të përfshihet dhe të ofrojë veprimtari konsultative dhe të bashkëpunojë në mënyrë efektive me të tjerët në të gjitha fazat e procesit: në vlerësim, planifikim, trajtim në nivel individi, grupi dhe sistemi.
- Këshillimit – Psikologu shkollor përfshihet në veprimtari këshilluese individuale e në grup për aktorët shkollorë e jashtëshkollorë, në fushat e mirëqenies psikologjike, të sjelljes, zhvillimit dhe incidenteve kritike në jetë.
- Zhvillimit profesional – Psikologu shkollor duhet të jetë i informuar për risitë dhe përvojat bashkëkohore të shërbimit psikologjik në shkollë, për të qenë vazhdimisht të informuar për zhvillimet në profesion. Zhvillimi profesional nënkupton njohjen e thelluar të kërkimeve në fushën e aktivitetit të psikologut shkollor.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punës në grup.
- Të ketë njohuri shumë të mira të përdorimit të programeve bazë kompjuterike.
- Preferohet të ketë përvojë profesionale në institucionet publike të Arsimit Parauniversitar.
- Njohja e gjuhëve të huaja përben avantazh për kandidatin.
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje.
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
Dokumentat dorëzohen pranë Degës Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është nga data 25.03.2019-08.04.2019
Për çdo sqarim mund të kontaktoni në numrin e telefonit 042431116.