FAKULTETI I DREJTËSISË, UNIVERSITETI I TIRANËS
Njoftim për vend të lirë pune
Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës shpall konkursin për 1 (një) vend të lirë pune për pesonel administrativ.
Kandidatët konkurrentë për vend pune për personel administrativ, duhet të plotësojnë këto kritere:
- Kaldaist 1 (një) vend pune
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.
Kritere të veçanta:
- Të ketë formim profesional e teknik;
- Të ketë eksperiencë pune mbi 2 (dy) vite, në profesion;
- Të ketë dëshmi kualifikimi të sigurimit teknik, për kaldaist;
- Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të dijë të punojë në grup.
Kandidatët duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
- Kërkesë me shkrim;
- Jetëshkrim (CV);
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnime, kualifikimet, arsimin shtesë etj (nëse ka) sipas kritereve;
- Fotokopje e librezës së punës (në të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë) e noterizuar;
- Raport mjeko-ligjor për aftësi në punë;
- Dëshmi penaliteti.
Dokumentat dorëzohen pranë Degës se Burimeve Njerëzore, në Fakultetin e Drejtësisë, të Universitetit të Tiranës, nga data 27.01.2025 – 07.02.2025.
Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.
Për cdo sqarim mund të kontaktoni në numrin e telefonit 355 4 243 1112.