Etien Isak, prej korrikut 2019 është i punësuar pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës në pozicionin e asistent-lektorit me kohë të plotë në Departamentin e së Drejtës Civile. Ka përfunduar me rezultate të shkëlqyera studimet universitare të ciklit të dytë në vitin 2018 pranë këtij fakulteti. Gjithashtu përpara punësimit si personel akademik me kohë të plotë, ka punuar edhe si personel akademik me kohë të pjesshme pranë Departamentit të së Drejtës Civile.
Që prej nëntorit 2019 ka fituar titullin e avokatit, duke kryer paraprakisht praktikën si asistent pranë disa studiove ligjore. Gjithashtu ka qenë i angazhuar dhe pranë shoqërive tregtare për këshillim juridik, si edhe me një eksperiencë pune pranë ish Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë.
Autor i disa artikujve shkencorë në fushën e së drejtës civile në revistat juridike si “Revista Avokatia” publikim i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë, “Revista Juridike Shqiptare”, “European Academic Research” dhe “Revista Shqiptare Social-Ekonomike”.