Dr. Vera Shtjefni

VERA SHTJEFNI
DEPARTAMENTI I TË DREJTËS PUBLIKE
GRADA/TITULLI: DOKTOR I SHKENCAVE
FUNKSIONI: PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË
KONTAKT (E-MAIL): vera.shtjefni@unitir.edu.al


BIOGRAFIA:
Pedagoge pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Lektore e lëndeve: E drejtë Kushtetuese (Fakulteti Dejtësisë), E Drejtë Kushtetuese dhe Administrative (Fakulteti i Ekonomisë), E drejtë Administrative dhe Nëpunësi Civil (Fakulteti i Shkencave Sociale).
Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe studimet doktorale pranë Departamentit të së Drejtës Publike, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
EKSPERIENCA PUNËSIMI:
Pedagoge efektive në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në vitet 1996-2007 dhe mars-shtator 2019. Pedagoge e jashtme e lëndëve të së drejtës në Institucione Jopublike të Arsimit të Lartë në vitet 2006-2016. Anëtare e Komisionit të Shërbimit Civil në vitet 2007-2009. Anëtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në vitet 2009-2018. Drejtuese e Qendrës Avokatore për Gra, dega Shkodër (2001-2004). Drejtuese e Qendrës Shqiptare të të Drejtave të Njeriut, dega Shkodër (2004-2005).
Zotëron gjuhët angleze, italiane dhe gjermane. Leje e ushtrimit të avokatisë (1996).