Dr. Kreshnik Myftari

Dr. Kreshnik Myftari

Lektor i të Drejtës Penale
Departamenti i të Drejtës Penale,
Fakulteti i Drejtësisë,
Universiteti i Tiranës

Rr. “Milto Tutulani”, Tiranë, Shqipëri
Web: www.fdut.edu.al
Email: kreshnik.myftari@fdut.edu.al


Fusha e studimit dhe kërkimit shkencor

E drejtë Penale

Jetëshkrim

Dr. Kreshnik Myftari është pedagog me kohë të plotë pranë Departamentit të së Drejtës Penale, Fakulteti i Drejtësisë, Universitetit të Tiranë. Ai ka ndjekur studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, gjatë viteve 2001-2005, ku është diplomuar jurist me rezultate të larta. Në vitin 2008 ka përfunduar studimet 2-vjeçare të Programit Master në Shkencat Penale, pranë Departamentit të së Drejtës Penale, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Më tej, në vitin 2014 ka marrë gradën shkencore “Doktor” në Shkencat Penale.

Përpara fillimit të karrierës akademike si pedagog efektiv pranë Departamentit të së Drejtës Penale, Fakulteti i Drejtësisë, Universitetit të Tiranës, z. Kreshnik Myftari ka mbajtur pozicionin e juristit në institucione të rëndësisë së veçantë në administratën shtetërore, si Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, si dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Prej vitit 2011 ushtron edhe profesionin e avokatit.

Z. Kreshnik Myftari është autor i një sërë artikujsh shkencorë në fushën e të drejtës penale, si dhe është njohës shumë i mirë i gjuhës italiane dhe asaj angleze në nivel profesional.

Field of study and scientific research

Criminal Law

Biography

PhD. Kreshnik Myftari is a full time lecturer of Criminal Law at the Criminal Department, Faculty of Law, University of Tirana. He has graduated in 2005 as a lawyer at the Faculty of Law, University of Tirana, with high results. In 2008 he completed the 2-year studies of the Master Program in Criminal Sciences, at the Department of Criminal Law, Faculty of Law, University of Tirana.

Furthermore, in 2014 he earned the “Doctorate” degree in Criminal Sciences.

Before starting his academic career as an effective lecturer at the Department of Criminal Law, Faculty of Law, University of Tirana, Mr. Kreshnik Myftari has held the position of lawyer in institutions of special importance in the public administration, such as the High Inspectorate of Declaration and Control of Assets and Conflict of Interest, as well as the Financial Supervision Authority. Since 2011 he has been practicing the profession of attorney at law.

Mr. Kreshnik Myftari is the author of a number of scientific articles in the field of criminal law, and is a very good connoisseur of Italian and English languages at a professional level.