Dr. Jonad Bara

Dr. Jonad Bara

jonad.bara@fdut.edu.al

+355 4 222 2537 


Ka mbaruar studimet universitare në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 2000 dhe studime pasuniversitare në GirtonCollege, Cambridge të Mbretërisë së Bashkuar. Përfunduar studimet doktorale në vitin 2013.
Me një eksperiencë shumëvjeçare në fushën e së drejtës penale ndërkombëtare dhe marrëdhënieve juridiksionale me autoritetet e huaja në çështje penale. Pjesëmarrës në konferenca të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, brenda dhe jashtë vendit me fokus të veçantë të drejtën penale kombëtare dhe atë ndërkombëtare; në aktivitete, trajnime, workshope, etj.. Përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme në veprimtari dhe projekte të shumta si: në Grupin Ndërinstitucional të Punës për Kapitullin 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”; në procedurat për negocimin dhe nënshkrimin e Marrëveshjes për Bashkëpunimin e Republikës së Shqipërisë me EUROJUST; në negociatat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përditësimin e Marrëveshjes Bilaterale të Ekstradimit me shtetin Shqiptar; në hartimin e marrëveshjes me Britaninë e Madhe dhe Irlandën e Veriut për transferimin e personave të dënuar; në takimet e Komitetit Drejtues të programit Rajonal IPA 2014 “Bashkëpunimi Ndërkombëtar në Drejtësinë Penale: Rrjeti i Prokurorëve të Ballkanit Perëndimor”; ILECU I dhe II, IPA, DET-ILEKU II, UNCAC; në tryeza të përbashkëta me përfaqësues të autoriteteve të shteteve të huaja si: Italisë, Austrisë, Hollandës, Mbretërisë së Bashkuar, Rumanisë, etj. për zhvillimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në çështje penale, si dhe në diskutime për çështje konkrete, etj. Autor libri si dhe i një sërë artikujsh shkencorë në fushën e të drejtës kushtetuese, penale, procedurale penale dhe shëndetësore, në revista shkencore të njohura brenda dhe jashtë vendit, të indeksuara nga Scopus e ThomsonReuters.
Prej shume vitesh profesor i jashtëm në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit të Tiranës e universitete të tjera private. Profesor i brendshëm i Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit të Tiranës që prej vitit 2019.

SHORT BIO

Studied at the Faculty of Law of the University of Tirana where he finished his graduade academic studies in law in 2000. Postuniversity studies at Girton College, Cambridge, The United Kingdom. Completed his doctoral studies in 2013.
With many years of experience in the field of international criminal law and jurisdictional relations with foreign authorities in criminal matters. Participant in various national and international conferences, in Albania and abroad, with a special focus on national and international criminal law; in activities, trainings, workshops, etc.. Representative of the General Prosecutor’s Office in numerous activities and projects such as: the Inter-institutional Working Group for Chapter 24 “Justice, Freedom and Security” of the European Acqui; the procedures for the negotiation and signing of the Cooperation Agreement between the Republic of Albania and EUROJUST; the negotiations with the United States of America on the update of the Bilateral Extradition Agreement with Albania; in drafting of the agreement with Great Britain and Northern Ireland on the transfer of convicted persons; in the meetings of the Steering Committee of the IPA 2014 Regional Program “International Cooperation in Criminal Justice: The Network of Prosecutors of the Western Balkans”; ILECU I and II, IPA, DET-ILEKU II, UNCAC; in joint roundtables with representatives of the authorities of foreign countries such as: Italy, Austria, the Netherlands, the United Kingdom, Romania, etc. on the strengthening of inter-institutional cooperation in criminal matters, as well as discussions on concrete cases, etc..
Author of a book as well as many scientific article in the field of constitutional law, criminal, criminal procedure and medical law, published in scientific journals in Albania and abroad, Scopus and Thomson Reuters indexed.
Part-time professor at the Faculty of Law of the University of Tirana, as well as other private universities. Full time professor at the Faculty of Law of the University of Tirana since 2019.