Dr. Fjorda Shqarri

Departamenti i Të Drejtës Publike
Grada/Titulli : Dr/Doc.
Funksioni : Lektore
Email : fjorda.shqarri@fdut.edu.al


Pedagoge pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Lektore e lëndëve “E drejtë ndërkombëtare publike”, “Institucionet dhe organizatat ndërkombëtare”, “E drejtë humanitare”. Fjorda Shqarri ka ndjekur studimet universitare pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në periudhën 2005-2009 dhe më pas përfundoi studimet Master i Nivelit të Dytë në të drejtë europiane dhe ndërkombëtare. Në vitin 2015 ka fituar titullin akademik “Docent” nga Këshilli i Fakultetit të Drejtësisë, UT. Gjatë periudhës 2011-2016 ka ndjekur studimet e doktoraturës dhe mbrojti disertacionin me temë “E drejta traktateve” me fokus në praktikën shqiptare. Gjatë kësaj kohe ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe është autore e shumë artikujve të botuar në revista shkencore, lidhur me fushat e saj të ineteresit. Nga viti 2010 e në vijim punon si lektore me kohë të plotë në Fakultetin e Drejtësisë dhe aktualisht mban edhe pozicionin e Sekretarës së Shoqatës së të Drejtës Ndërkombëtare – Dega Shqipëri (ILA-Albania).