Dr. Eniana Qarri

Dr. Eniana Qarri


Dr. Eniana Qarri është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në vitit 2008 me rezultate të shkëlqyera. Ajo ka mbaruar studimet Master i nivelit të dytë në të Drejtë Civile (2011) pranë po këtij fakulteti.
Dr. Qarri ka mbrojtur gradën shkencore “Doktor” në Shkencat Juridike Civile, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në vitin 2015, në fushën e regjimeve pasurore martesore. Ajo ka realizuar disa vizita kërkimore në Institutin Max Planck për të drejtën e krahasuar dhe ndërkombëtare private, Hamburg, në kuadrin e studimeve të saj doktorale dhe post-doktorale (2013, 2015, 2016).
Ajo ka botuar disa punime në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit. Është angazhuar si eksperte në fushën e ndryshimeve ligjore nga Ministria e Drejtësisë.
Ka përvojë të gjatë në mësimdhënie në Fakultetin e Drejtësisë, UT. Aktualisht është lektore e lëndës “E drejta familjare”. Fushat e saj të kërkimit janë: e drejta familjare, e drejta e trashëgimisë dhe e drejta ndërkombëtare private.

Email: eniana.qarri@fdut.edu.al