Dorina SAJA është diplomuar në Drejtësi, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Shqipëri, me rezultate të shkëlqyera. Pas kësaj, u regjistrua si studente e programit të ciklti të tretë të studimeve në doktoraturë, pranë Departamentit të së Drejtës Penale dhe mori gradën shkencore “Doktor” me rezultatin maksimal. Që nga koha kur mbaroi studimet universitare dhe ato pas universitare, ajo u përqendrua në kërkimin shkencor, duke marrë pjesë në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare brenda ose jashtë vendit. Në këtë mënyrë ajo është autore, autore e parë, ose një nga autorët e disa punimeve shkencore, policy study, handbook, etj. Disa nga artikujt e saj shkencorë të botuar janë: Hetimet Paraprake, Pozita e Mbrojtësit në Procesin Gjyqësor Penal, Alternativat e dënimit me burgim, Faji si element kryesor i veprës penale, Krimi Kibernetik, Ekstradimi, Gjykimet e Posaçme. Për t’u përmendur, Zj. SAJA vjen në akademi pas një eksperience të frytshme në disa institucione të nivelit të lartë të administratës shtetërore dhe organizatave jofitimprurëse.