Lektore në Univeristetin e Tiranës, Fakulteti I Drejtësisë, që prej vitit 2019 në Lëndën “Histori Shteti dhe e së Drejtës”. Ka përfunduar studimet e Larta në Drejtësi në vitin 2010. Në vitin 2017 ka mbrojtur Doktoraturën në të Drejtë Civile me temë “Kontrata e transportit”. Ka filluar veprimtarinë akademike pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës që prej vitit 2011 fillimisht në Departamentin e së Drejtës Civile në Lëndët “E Drejtë e Detyrimeve, “Sigurimet Shoqërore”, “E Drejta e Tokës”, si dhe si pedagoge e jashtme pranë Departamentit Civil,master shkencor në lëndën “E Drejta Private Europiane”.
Ka marrë pjesë në një sërë konferencash kombëtare dh endërkombëtare në fushën e së drejtës civile si: “Shteti jurik dhe demokracia”, “The state, society and law”, “100 years of justice and doctrine”,”Strategjite e menaxhimit kulturor të Turizmit në Kosovë dhe Shqipëri”,“International Conference on social sciences Bucharest 2014”. “Konvenda Cedaw, rëndësia e njohjes dhe zbatimit të saj.”
Krahas fushës akademike, ka ushtruar edhe profesionin e juristit në sektorin privat, që prej vitit 2016.