Dr. Aida Bushati

Aida Bushati (Gugu)
Universiteti Tiranës , Fakulteti i Drejtësisë
aida.bushati@fdut.edu.al
aidagugu@gmail.com


Lektore në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë (2020). Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 2000. Ajo ka kryer studimet pas universitare (Master) në Itali dhe Hollandë. Mban titullin M.A në Menaxhim Publik Ndërkombëtar nga Universiteti i Leçes në vitin 2001, dhe LL.M. në të Drejtën Tregtare Ndërkombëtare dhe Evropiane, nga Universiteti i Amsterdamit (UvA), në vitin 2003. Që prej vitit 2017 znj. Bushati mban titullin Doktor në Legjislacionin dhe Institucionet Evropiane nga Universiteti i Tiranës. Znj Bushati është lektore/trajnere në trajnimin fillestar dhe atë vazhdues pranë Shkollën së Magjistraturës, dhe trajnere në Shkollën e Administratës Publike.
Ajo ka përvojë të gjatë si Konsulente Ligjore në zbatimin e projekteve të ndryshme të organizmave ndërkombëtar si: Këshilli i Evropës, Bashkimi Europian, GiZ, USAID, UNDP, UNICEF, etj. Ajo ka akumuluar një përvojë të gjerë për procesin e Integrimit Europian duke zhvilluar ekspertizën në fushat që lidhen me shtetin e së drejtës dhe integrimin ekonomik. Znj Bushati ka punuar ngushtësisht me institucionet e drejtësisë, dhe organe të qeverisjes qendrore dhe lokale.

Ajo ka marrë pjesë në shumë konferenca e trajnime si edhe ka publikuar një sërë punimesh që analizojnë procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe reformat e ndërmarra në këtë kuadër. Është bashkë-autore e librit “Bazat e së Drejtës Evropiane (Me përmbledhje vendimesh nga GJDBE-ja), botime Dudaj 2014.