Të dhurosh gjak ështe një akt i madh human.
Dhuron Gjak:
Cdo person i moshës 18 – 60 vjeç dhe që nuk vuan nga asnjë sëmundje kronike, mund të jetë dhurues vullnetar i gjakut.
Cdo person që do të dhurojë gjak duhet të ketë ngrënë 1-2 orë përpara dhurimit.
Ne në trupin tonë kemi 5-6 litra gjak.
Dhuruesit do t’i ushtrohen një analize paraprake nga mjekët e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut si:
1.Matja e temperatures (e detyrueshme per te respektuar protokollet shendetesore ne kuader te pandemise)
2.Hemoglobina (anemia)
3.Tensioni
4.Plotësimi i një pyetsori mbi historinë e shëndetit.
Nëse do dalin mirë këto analiza atëherë do të dhurohet gjak 300-400 ml. Kjo sasi zëvendësohet brenda 24 orëve si lëng,ndërsa rruazat e kuqe formohen brenda 7 ditëve.
Japim apo nuk japim gjak, në trupin tonë shkatërimi dhe rindërtimi i rruazave të kuqe ndodh çdo katër muaj. Pra dhurimi i gjakut përshpejton rigjenerimin e shëndetit dhe palca bëhet më aktive për të prodhuar rruaza të kuqe të fuqishme.
Përjashtohen nga dhurimi i gjakut;
Personat që mjekohen me antibiotik,
Nënat që ushqejnë femijë me gji.
Ata që kanë bërë një operacion e nuk kanë mbushur 6 muaj nga operacioni.
Ata që nuk kanë kaluar 3 muaj nga bërja e një tatuazhi.
Përfitimi i dhuruesit:
Një shëndet më të mirë dhe analizat si më poshtë:
Grup gjaku.
Hepatitet A, B, C
Transaminazat e mëlçisë
Sëmundjet seksualisht të trasmetueshme HIV, Sifilis,Gonore.
Kolesterol
Ferritinë
Proteina totale.
Dhurimi i gjakut do te zhvillohet ne date 26.11.2024 tek Klinika e Ligjit Kati i Pare, Fakulteti i Drejtesise duke filluar nga ora 08:30.