Departamenti i së Drejtës Civile pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me Universitetin Sapienza të Romës dhe Univeristetin e Sienës, Itali, organizoi me datë 13.12.2024, konferencën ndërkombëtare ndërdisiplinore “Challenges and corporation of Albanian’s Integration in the European Union”-CCAEIU. Kjo konferencë është krijuar për të sjellë së bashku ekspertë nga disiplina të ndryshme që adresojnë çështje komplekse që kërkojnë perspektiva dhe qasje të integruara.
Misioni i “CCAIEU 2024”, është të promovojë një dialog global që përfshin shumë sektorë – ligj, politikë, ekonomi dhe shkenca sociale – për të identifikuar sfidat, mundësitë dhe rrugët e bashkëpunimit përmes një qasjeje holistike dhe multidisiplinare. Konferenca synon të sigurojë një platformë për dialog dhe shkëmbim njohurish midis akademikëve, praktikuesve, konsulentë, studiues, dhe politikëbërës, me prejardhje dhe përvoja të ndryshme.
Konferenca i çeli punimet me fjalën përshëndetëse të Drejtueses së Departamentit të së Drejtës Civile Prof.Dr.Kestrin Katro, e cila falenderoi të pranishmit nga institucionet vendase dhe të huaja për pjesmarrjen e tyre dhe bashkëpunimin e ndërtuar ndër vite.
Prof.Dr.Dorina Hoxha, Dekane e Fakultetit të Drejtësisë, vlerësoi organizimin e kësaj konference, për rëndësinë që ajo ka, për axhendën që mbulon dhe për bashkëpunimin me 2 universitetet e huaja, Universitetin e Sienë dhe Universitetin Sapienza, të Romës, Italisë.
Falenderime të veçanta për ftesën për pjesmarrje në këtë konferencë erdhën nga Prof.D.Aleessandro Palmieri nga Universitei i Siena, Prof.Dr.Frederico Pernazza nga Univeristei i Molise dhe Prof.Dr.Helena Belchior Pocha ICTE, Universiteti i Lisbonës. Ato sollën në vëmendje bashkëpunimin e krijuar me Universitetin e Tiranës, si dhe gadishmërinë për të vënë në zbatim në mënyrë të vazhdueshmë çdo parashikim të marrëveshjeve të nënshkruara midis palëve, për të krijuar një rrjet ndërkombëtar cilësor edukimi dhe kërkimi shkencor, në dobi të studentëve dhe stafit akademik të Universiteteve.
Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof.Dr.Artan hoxha,vuri thenksin tek kontributi i arsimit të lartë, dhe në veçanti të Fakultetit të Drejtësisë, në integrimin evropian, përmes punës, përkushtimit të vazhdueshëm, me produktet e kërkimit shkencor, e zhvillimit të së drejtës. Universiteti i Tiranës ka rreth 200 marrëveshje bilaterale bashkëpunimi, me institucione vendase e të huaja, çka bën të mundur që studentët, personeli akademik, e gjithë shoqëria, të përfitojë nga mundësirat që ofrohen në arimin e lartë.
Kjo konferencë u përshëndet dhe nga Ministri i Drejtësisë, Z.Ulsi Manja, i cili çmoj rolin e Universitetit të Tiranës në prodhimin e ideve, platformave, që ndihmojnë në përballimin e sfidave juridike më të cilat ndeshet gjithë procesi i integrimit të vendit tonë në familjen e bashkimit evropian.
Konferenca i realizoi punimet e saj përgjatë dy ditëve, në panele paralele dhe me sesione online ku rreth 107 profesorë, doktorantë, kërkues shkencorë etj, prezantuan punimet e tyre. Përgjatë konferencës pjesëmarrësit dhe studentët diskutuan dhe ngritën pyetje mbi çështje të trajtuara gjatë zhvillimit të saj.
Ky aktivitet do të përmbyllet me botimin e punimeve të konferencës, si një dokumentim i punëve të përgatitura. Botimi do të shpërndahet tek të gjithë aktorët e përfshirë në konferencë, por jo vetëm, tek institucionet shtetërore, studentët, si dhe grupet e interesit në vend.