• “DEBAT IMITUES” I BASHKËBISEDIMIT TË ANËTARËVE TË GJYKATËS SË LARTË TË SHBA

Me rastin e 10 Majit, Ditës shqiptare të Drejtësisë, Qendra për Nisma Ligjore Qytetare (QNLQ) në bashkëpunim me Klinikën e Ligjit të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës (FDUT), me mbështetjen e Programit të USAID-it për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST), organizojnë “debatin imitues” të bashkëbisedimit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë të SHBA, Antonin Scalia dhe Stephen Breyer, mbi mbështetjen në ligjin e huaj në gjykimet kushtetuese të kësaj gjykate.
Ky bashkëbisedim, i përshtatur në gjuhën shqipe me pak shkurtime, vjen përpara jush nën interpretimin e studentëve të Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Bashkëbisedimi imitues u zhvillua pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Salla e Gjyqit Imitues, dt. 09 maj, ora 10:00.
Link: Foto nga “Debat imitues” i bashkëbisedimit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë të SHBA