Njoftohen studentët e vitit të pare dhe vitit të dytë të Programit të Integruar të Ciklit të Dytë “Master i Shkencave në Drejtësi”, studentët e vitit të tretë të programit të ciklit të pare “Bachelor” me kohë të plotë, studentët e vitit të katërt të programit të ciklit të pare “Bachelor” me kohë të pjesshme, studentët e vitit të pare dhe të dytë të programeve Master Shkencor dhe Master Profesional, studentët e programeve të ciklit të dytë Master Profesional me kohë të pjesshme, studentët e programit të vitit 2011 – 2012 Master Shkencave dhe Master Profesional, si dhe studentët e vitit të pare të programit të studimit të ciklit të tretë Master Ekzekutiv të cilët për arsye të ndryshme nuk u paraqitën në provimet e zhvilluara online të sezonit të dimrit për vitin akademik 2020 – 2021 mund të japin provimet online sipas lëndëve, datave dhe orareve bashkëlidhur këtij njoftimi.
Regjistrimi i tyre do të bëhet online në periudhën 7 maj 2021 – 12 maj 2021, në këtë formë:
Formularët bashkengjitur këtij njoftimi sipas programit përkatës, për lëndët për të cilat janë të interesuar për ti dhënë provim online, në mënyrë që sekretaria mësimore të kryej verifikimet përkatëse dhe më tej të mundësohet përdorimi i platformës Online.
Studentët të cilët nuk kanë adresa zyrtare do te bëhet e mundur krijimi i emaileve dhe do ju nisen ne adresat personale për të pasur akses në platformën Online Microsoft Teams.
Formularët e plotesuar të përcillen në adresat e emailit si më poshtë:
Programi i Integruar viti 1, “Master I Shkencave në Drejtësi”: [email protected]
Programi i Integruar viti 2, “Master I Shkencave në Drejtësi”: [email protected]
Programi Bachelor viti 3, Viti Akademik 2020 – 2021, Me kohë e plotë: [email protected]
Programi Bachelor viti 3, Viti Akademik 2019 – 2020, Me kohë e plotë: [email protected]
Programi Bachelor viti 4 ,me kohë të pjesshme: [email protected]
Programi Master Shkencor dhe Profesional me kohë të plotë: [email protected]
Programi Master Shkencor dhe Profesional, Viti Akademik 2011 – 2012: [email protected]
Programi Master Profesional me kohë të pjesshme: [email protected]
Programi Master Ekzekutiv: [email protected]
Kliko këtu -> DATAT E PROVIMEVE
KLIKONI MË POSHTË PËR SHKARKIMIN E FORMULARIT