CEREMONIA E MIRËSEARDHJES
NË FAKULTETIN E DREJTËSISË TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS
Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës (FDUT) u uron mirëseardhjen të gjithë studentëve që kanë zgjedhur të ndjekin programet e tij të studimit! Duke filuar prej orës 8.30, përgjatë datës 7 tetor 2024 studentët do të priten nëpër auditorët e leksioneve prej anëtarëve të dekanatit dhe pedagogëve të tre departamenteve, për t’u uruar mirëseardhjen dhe për t’u përcjellë informacione të përgjithshme për programet e studimit, planet mësimore, etj. Më pas, studentët e Shoqatës Evropiane të Studentëve të Drejtësisë – ELSA Albania, do t’u urojnë mirëseardhjen kolegëve të tyre të rinj dhe do u përcjelllin informacione praktike për orarin mësimor, bibliotekën, infrastrukturën e FDUT, anëtarësimin vullnetar në shoqatë, etj.
Studentët e vitit të parë mund të shpërndahen nëpër auditorët 202 dhe 204 (kati i dytë), 301 dhe 308 (kati i tretë), Salla 401, 402 dhe 409 (kati i katërt).
Informacion më i detajuar gjendet në faqen e internetit të FDUT:
Historiku i FDUT:
https://fdut.edu.al/rreth-fakultetit/
Plani mësimor:
Biblioteka e FDUT:
https://fdut.edu.al/historiku-i-bibliotekes-se-fdut-2/
Shërbimi i Mbështetjes Psikologjike:
https://fdut.edu.al/psikologu/
Informacion i rëndësishëm për studentët e vitit të parë:
Disa prej grupeve të vitit të parë të Programit të Integruar të Ciklit të Dytë “Master i Shkencave në Drejtësi” mund të zhvillojnë cikle leksionesh në gjuhën angleze, si gjuhë zyrtare e zhvillimit të programit mësimor. Kjo do jetë një vlerë e shtuar për ata që do të zgjedhin të ndjekin këto cikle leksionesh, pasi në diplomën e tyre do të shënohet që gjuha zyrtare e zhvillimit të programit është gjuha angleze, duke i dhënë më shumë mundësi përdorimit dhe ekuivalentimit të diplomës ndërkombëtarisht.
FAKULTETI I DREJTËSISË I UNIVERSITETIT TË TIRANËS JU URON SUKSESE NË KËTË RRUGËTIM TË RI DREJT DIJES PROFESIONALE!