Në datat 27 Mars- 02 Prill 2015 zhvillohet konkursi i arbitrazhit tregtar ndërkombëtar XXII VIS Moot” në Vienë, Austri. Ky është një konkurs për studentët e drejtësisë nga mbarë bota. Konkursi konsiston në zhvillimin e gjyqeve imitues të arbitrazhit lidhur me një mosmarrëveshje që lind nga një kontratë që rregullohet nga Konventa për Shitjen Ndërkombëtare të Mallrave. Qëllimi i konkursit është nxitja e studimit të së drejtës së arbitrazhit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare tregtare dhe trajnimi i juristëve të së ardhmes lidhur me metodat alternative të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.
Për më shumë informacion vizitoni link-un më poshtë: https://vismoot.pace.edu/
Me qëllim parapërgatitjen për pjesëmarrjen në konkursin e “VIS Moot”, në datat 20-22 Mars 2015 në Beograd, Serbi, organizohet “Belgrade Open Pre-Moot 2015”.
Për më shumë informacion vizitoni link-un më poshtë: https://www.ius.bg.ac.rs/moot/premoot.htm
Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, merr pjesë në Belgrade Open Pre Moot prej vitit 2008, kurse nëKonkursin “VIS Moot” Vienë, mori pjesë vjet për herë të parë. Edhe këtë vit synohet që të formohet një grup studentësh, i cili do të marrë pjesë në këto dy aktivitete.
Studentët e interesuar për të qënë pjesë e grupit që do të përfaqësojë Fakultetin e Drejtësisë, UT në këto aktivitete duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:
- Të jenë studentë të vitit të I ose II Master në Drejtësi, ose studentë të vitit të III Bachelor;
- Të kenë notë mesatare të përgjithshme mbi 9;
- Notat e provimeve të lëndëve Procedurë Civile, E Drejte Ndërkombëtare Private, Arbitrazh Nderkombetar dhe Zgjidhje Alternative e Mosmarrëveshjeve të jenë mbi 9;
- Të zotërojnë rrjedhshmëri në të folur dhe në shkrim të gjuhës angleze.
Të gjithë studentët e interesuar t’i dërgojnë një CV Prof.Asoc.Dr Flutura Kola Tafaj në adresën e-mail:[email protected], brenda datës 10 Tetor 2014.