BAZUAR NE VENDIMIN Nr. 668, datë 15.10.2014 PËR KUOTAT E PRANIMIT DHE TARIFAT E SHKOLLIMIT NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË PËR PROGRAMET E STUDIMEVE TË CIKLIT TË DYTË ME KOHË TË PLOTË, “MASTER PROFESIONAL” DHE “MASTER I SHKENCAVE”/“MASTER I ARTEVE TË BUKURA”, PËR VITIN AKADEMIK 2014 – 2015

Pika 18.

* Pas përfundimit të kohëzgjatjes normale të programit të studimit, studentët, të cilët nuk e kanë përfunduar ende programin përkatës dhe nuk kanë shlyer të gjitha provimet e parashikuara në atë program studimi deri në përfundim të vitit akademik, konsiderohen studentë ngelës/përsëritës.

* Për lëndët përsëritëse, studentët paguajnë çdo vit akademik dyfishin e tarifës për kredit të parashikuar në këtë vendim.

* Përcaktimi i sipërpërmendur do të aplikohet për vitin akademik 2014 -2015 e në vazhdim, gjithashtu edhe për të gjithë studentët e regjistruar në vitet akademike të mëparshme, të cilët nuk kanë përfunduar programet përkatëse të studimeve dhe do të jenë përsëritës.