Ankthi dhe depresioni tek studentët
Ankthi dhe depresioni janë problemet më serioze të shëndetit mendor që mund të prekin studentët gjatë jetës universitare. Kjo periudhë tranzitore dhe shpesh sfiduese sjell një sërë faktorësh stresues që mund të kontribuojnë në shfaqjen ose përkeqësimin e këtyre gjendjeve.Studime të shumta kanë treguar një prevalencë relativisht të lartë të simptomave të ankthit dhe depresionit në popullatën studentore universitare krahasuar me popullatën e përgjithshme të të rinjve. Shumë studentë raportojnë se kanë përjetuar nivele të larta stresi, ankthi ose ndjenja trishtimi dhe dëshpërimi gjatë studimeve të tyre.
Kërkimi i ndihmës dhe mbështetja:
Ka shumë rëndësi që studentët të kuptojnë se ankthi dhe depresioni janë gjendje të trajtueshme. Në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës ofrohen shërbimet e mbështetjes psikologjike me qëllim ndihmën profesionale për studentët që mund të jetë një hap i rëndësishëm drejt rikuperimit. Ndërgjegjësimi për këto çështje dhe zvogëlimi i stigmës rreth shëndetit mendor janë hapa të rëndësishëm për të siguruar që studentët të kërkojnë ndihmë kur u nevojitet.
Këshilla që mund të ndihmojnë në menaxhimin e këtyre problemeve:
- Menaxhoni stresin:
- Përdorni teknika relaksimi, të tilla si frymëmarrja e thellë, meditimi ose joga.
- Menaxhoni kohën tuaj në mënyrë efektive dhe ndani detyrat në disa pjesë më të vogla.
- Mos e ngarkoni veten me detyra të vështira.
- Përfshihuni në aktivitete studentore:
- Bashkohuni me klube ose organizata studentore.
- Angazhohuni në jetën sociale dhe kulturore.Kjo do t’ju ndihmojë të krijoni lidhje sociale dhe të ndjeheni më të lidhur me komunitetin universitar.
-
- Bisedoni me miqtë, familjen ose shokët e klasës për problematikën tuaj.
- Praktikoni vetë-kujdesin:
- Sigurohuni që të keni gjumë të rregullt.
- Ushqehuni në mënyrë të shëndetshme.
- Bëni ushtrime të rregullta fizike.
- Gjeni kohë për aktivitete që ju pëlqejnë dhe ju relaksojnë.
- Kujdes me përdorimin e substancave:
- Shmangni përdorimin e alkoolit ose drogave, pasi ato mund të përkeqësojnë ankthin dhe depresionin.
- Krijoni një rutinë ditore:
- Një rutinë e strukturuar mund t’ju ndihmojë të ndjeheni më të angazhuar dhe të zvogëlojë ankthin.
- Kërkoni ndihmë akademike:
- Nëse po ngarkoheni me studimet, mos ngurroni të kërkoni ndihmë nga profesorët, asistentët ose qendrat e ndihmës akademike.
- Mos ngurroni të kërkoni zgjatje të afateve ose modifikime të detyrave nëse është e nevojshme.
- Përdor burimet e universitetit:
- Shfrytëzoni qendrat e karrierës, qendrat e këshillimit dhe burimet e tjera që ofron universiteti.
- Në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetin e Tiranës ofrohen shërbime të mbështetjes psikologjike falas për studentët.
- Kërkoni ndihmë profesionale:
- Mos ngurroni të kërkoni ndihmë nga specialistë të fushës. Ata mund të ofrojnë terapi dhe këshilla nëse është e nevojshme.
Mos Harroni:
- Nuk jeni vetëm. Shumë studentë përjetojnë ankth dhe depresion.
- Kërkimi i ndihmës është një shenjë force, jo dobësie.
- Me mbështetjen e duhur, mund të menaxhoni ankthin dhe depresionin dhe të keni një përvojë të suksesshme universitare.
ZYRA E MBËSHTETJES PSIKOLOGJIKE
KLINIKA E LIGJIT KATI 1
[email protected]