Ambasada e SHBA në Tiranë njofton se, ka hapur thirrjen per aplikime per programin Global UGrad:
* per studente te vitit te parë Bachelor (program tre vjecar)
* studente te vitit te parë, te dyte, te tretë Bachelor (program i integruar 5 vjeçar).
Informacioni i plote giendet në fagen e tyre web https://al.usembassy.gov/global-ugrad/
Afati i aplikimit eshtë deri më 15 Dhjetor 2024. Aplikimi kryhet online ne linkun: https://worldlearning-program.my.site.com/ugradstudent/s.
Global UGRAD ështe nje program i Byrose së Ceshtjeve Arsimore dhe Kulturore të Departamentit te Shtetit te Shteteve të Bashkuara dhe synon të rekrutojë pjesëmarrës, te cilët nuk kanë patur mundesi te tjera per te studiuar ne Shtetet e Bashkuara. Programi Global i Shkëmbimit Undergraduate (Global UGRAD) ofron burse për nje semester të studimeve akademike ne nje kolegj ose universitet Amerikan. Aplikantët e suksesshëm do te kene nje ekspozim ne shoqerine, kulturen dhe institucionet akademike te SHBA, si dhe mundesi per te rritur aftësite e tyre profesionale. Finalistët do te zgjidhen ne baze në arritjeve akademike, potencialit te tyre në lidership dhe gatishmërine e tyre per studim në Shtetet e Bashkuara.