Në kuadrin e 16 ditëve të Aktivizimit kundër Dhunës me bazë gjinore dhe ne Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të njeriut në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës u zhvillua një takim
ndërgjegjësues dhe sensibilizues i organizuar nga zyra e Mbështetjes Psikologjike të Fakultetit të Drejtësisë në bashkepunim me organizatën “Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem” dhe studentët e fakultetit. Takimi u fokusua në disa cështje:
Njohja më konkretisht me fenomenin e dhunës në familje dhe punën me të akuzuarit për dhunë në familje.
Rritje e njohurive për këtë fenomen, pasi studentët u njohën më konkretisht me dhunën me bazë gjinore, shkaqet e saj, pasojat dhe format e ndryshme që ajo merr.
Ndërgjegjësim dhe reflektim për pabarazitë gjinore duke dhënë një perceptim më të qartë të roleve gjinore të përcaktuara shoqërisht dhe se si këto role kontribuojnë në dhunë.
Identifikimi i situatave të dhunës në jetën e përditshme duke shpjeguar situata nga jeta e përditshme që studentët të jenë më të aftë të njohin dhe të emërtojnë situata të ndryshme të dhunës që mund të ndodhin në familje, shkollë ose komunitet.
Tolerancë zero ndaj dhunës.Duhet një qëndrim më i fortë kundër çdo forme të dhunës dhe rritje e gatshishmërisë për të folur kundër saj.
Rritje e empatisë: studentët duhet të janë më të ndjeshëm ndaj përvojave të tyre ose të tjerëve që kanë përjetuar dhunë dhe të jenë më të gatshëm të ofrojnë mbështetje.
Fuqizim i motivimit për të vepruar dhe sjellje që promovojnë barazinë gjinore dhe parandalojnë dhunën.
Studentët u njohën gjithashtu edhe me legjislacionin shqiptar për këtë fenomen shqetësues.