Agjencia Kombëtare e Rinisë fton të gjitha organizatat rinore dhe për të rinjtë në Shqipëri që të paraqesin projekt-propozime që janë në përputhje me analizën e mundësive dhe problematikave për rininë dhe objektivat/fushat e përparësisë për rininë si më poshtë:
-
Fusha e përparësisë nr 1: Nxitja e novacionit rinor dhe aftësive digjitale të shekullit të 21-të tek të rinjtë;
-
Fusha e përparësisë nr 2: Mbështetja e këshillimit në karrierë dhe ndërlidhjes së të rinjve me tregun e punës;
-
Fusha e përparësisë nr 3: Mbështetja e mirëqënies aktive, të shëndetshme, fizike, sociale, kulturore dhe mendore e të rinjve.
-
Shuma e fondeve për projektet nga organizatat rinore, të miratuara, do të jetë deri në 1.500.000 (një milion e pesëqind mijë) Lekë.
-
Shuma e fondeve për projektet nga organizatat për të rinjtë, të miratuara, do të jetë deri në 3.500.000 (tre milion e pesëqind mijë) Lekë.