Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, përfaqësuar nga Drejtore e Përgjithshme Zj. Xhiliola Bixheku, zhvilloi me studentët e Fakultetit të Drejtësisë, Universitetit i Tiranës, një seancë informuese mbi plotësimin e Sondazhit Kombëtar të Studentëve.
Zj. Bixheku u shpreh se sondazhi kombëtar dhe plotësimi i pyetësorit duhet kondsideruar si një detyrim ligjor për t’u përmbushur nga ana e studentëve. Ndër të tjera ajo prezantoi përmbajtjen, strukturën dhe ndërtimin e sondazhit, si edhe theksoi se zhvillimi i tij ndihmon titullarët e institucioneve për identifikimin e problemeve dhe shqetësimeve të studentëve përgjatë ciklit të tyre të studimeve.
Të pranishëm ishin dhe Zj. Majlinda Demirneli, Përgjegjëse e Sektorit të Promovimit dhë Vlerësimit të Cilësisë pranë ASCAL, si dhe Enea Trimi, student, anëtar i grupit qëndror të sondazhit kombëtar, i cili ndau eksperiencën e tij dhe ftoi studentët në plotësimin e pyetësorit.
Në përfundim të zhvillimit të sondazhit dhe administrimit të të dhënave të nxjerra prejt tij do të hartohet një raport që do të bëhet publik, dhe do ju përcillet institucionet ligjvënëse dhe institucioneve të arsimit të lartë për marrjen e masave të duhura.