Mundësi e shkëlqyer për studentët e Fakulteti të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
Universiteti Dublin City, Universiteti Avignon (Francë), Universiteti De León ( Spanjë) dhe Università di Pisa (Itali) ofrojnë mundësinë për scholarship për studentët në Ballkanin Perëndimor, për t’u bërë pjesë e programit Master Evropian në Drejtësi, të Dhëna dhe AI (EMILDAI).
Falë këtij programi, ofrohen 5 bursa të plota posaçërisht për kandidatët nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja Hercegovina. Këto bursa financohen nga Programi Erasmus Mundus, duke mbuluar 1400 euro në muaj për të mbështetur shpenzimet e jetesës, së bashku me tarifat e plota të shkollimit për të gjithë kohëzgjatjen dyvjeçare të programit (120 ECTS).
EMILDAI ofron dy programe studimi, Sigurinë Kibernetike dhe Qeverisjen e të Dhënave, dhe është i hapur për studentët me përvojë në drejtësi ose informatikë. Ky është një shans i shkëlqyer për studentët që të fitojnë një diplomë të njohur ndërkombëtarisht në fusha të avancuara me mbështetje të plotë financiare!
Afati i fundit i aplikimit për studentët është data 12 janar 2025.
Ju lutemi gjeni më shumë detaje mbi programin dhe bursat në adresën emildai.eu, si edhe në broshurën bashkangjitur.
KLIKONI KËTU