TRAJNIM PRANË EUROPA-INSTITUT, UNIVERSITETI SAARLAND, GJERMANI

Në kuadër të proçesit të ndërkombëtarizimit, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ka nënshkruar një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare Erasmus Plus me institucione vendase dhe të huaja të arsimit të lartë.

Falë këtyrë marrëveshjeve, u bë e mundur realizimi i një programi një javor trajnimi, në datat 7.10.2024-11.10.2024, pranë Europa Institut, Universiteti Saarland Gjermani, me pjesmarrjen e personelit akademik Prof.Asoc.Artan Spahiu, Doc.Nadia Guni dhe Klaudia Pengili, Kryetare e Degës së Projekteve në Fakultetin e Drejtësisë.

Ky trajnim kishte në fokus tematikën e “Hartimi dhe Shkrimi i Projekteve Erasmus+ KA2/3”. Krahas prezantimit të projekteve të ndryshme të Universitetit Saarland dhe partnerëve të tjerë të tij, pjesmarrësit janë njohur me projektet e Erasmus+ dhe fazat kryesore të një aplikimi, hartimi i një projekt-propozimi, ndikimi dhe qëndrueshmëria e një projekti, komunikimi dhe përhapja e informacionit lidhur me të. Përveç aspekteve teorike ky trajnim bëri të mundur dhe aktivitete kulturore si vizita në Parlamentin Evropian në Strasburg, Muzeun Historik etj.

Fakulteti i Drejtësisë është i hapur për bashkëpunime të mëtejshme ndërkombëtare, si dhe fton personelin akademik dhe administrativ të shfaqin interes të shtuar ndaj çdo thirrje të vlefshme për to.

(1) Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *