Ju informojmë se pranë Fakultetit të Drejtësisë, Programi i Integruar i ciklit të dytë Master i Shkencave në Drejtësi, viti i parë, do të zhvillojë një cikël leksionesh në anglisht, si gjuha zyrtare e zhvillimit të programit mësimor. Kjo do jetë një vlerë e shtuar për diplomën e marrë pranë Fakultetit të Drejtësisë, pasi në diplomë do të shënohet që gjuha zyrtare e zhvillimit të programit është gjuha angleze, duke i dhënë më shumë mundësi përdorimit dhe ekuivalentimit të diplomës ndërkombëtarisht.

Jeni të lutur, të plotësoni këtë formular, për tu bërë pjesë e këtij kursi, duke klikuar linkun e mëposhtëm brenda datës 5 tetor 2024.

Kërkesat janë të larta, prandaj do të pranoheni sipas datës dhe orës së aplikimit.

Suksese!

 

KLIKONI KETU

 

 

 

Leave A Comment