Hapet thirrja për aplikime për bursa në Universitetin e Poitiers, Francë, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus +.

Hapet thirrja për aplikime për bursa në Universitetin e Poitiers, Francë, për stafin akademik
me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus +.
Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete në
Universitetin e Poitiers në Francë, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës,
për semestrin e parë të vitit akademik 2024 – 2025, për periudhën 23 – 27 Shtator 2024.
https://www.univ-poitiers.fr/en/
Llojet e mobilitetit:
-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë nga:
– Departamenti i Gjuhës Frënge FGJH;
– Departamenti i Gjuhësisë dhe Departamenti i Letërsisë FHF;
– Fakulteti i Drejtësisë (personeli duhet të jetë njohës i gjuhës angleze dhe/ose italiane).
Kohëzgjatja e bursave:
– 5 ditë +2 ditët e udhëtimit;
Bursat përfshijnë:


-Kompensimin për stafin (160 EUR në ditë për stafin);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:
– CV;
– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi;
– Vërtetim punësimi (në gjuhën shqipe);
– Vetëdeklarim nëse keni kryer ose jo më parë mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku, duke cituar
universitetet ku keni kryer mobilitet dhe periudhën për secilin);

Afati për aplikim: 12 Gusht 2024
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i
Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *