– Ky edicion ishte fryt i bashkëpunimit i 4 universiteteve: Sapienza Università di Roma, Universiteti i Tiranës (Fakulteti i Drejtësisë), Albanian University dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
– Shkolla Verore bëri bashkë studentë dhe pedagog nga Shqipëria dhe Italia dhe në këto 7 ditë intensive u zhvilluan leksione nga Prof. Giussepe Motta, Prof. Alessandra Mignolli, Prof.Asoc. Renata Tokrri, Prof.Asoc. Jordan Daci, Prof.Asoc. Eva Teqja (Allushi), Prof.Asoc. Evis Garunja, Prof.Asoc. Belina Bedini, Dr. Arian Dedej, PhD. Daniele Aloisi, Dr. Ines Stasa.
– Shkolla Verore kishte në fokus thellimin e dinamikave historike që karakterizojnë zonën e Ballkanit Perëndimor, bazuar në perspektiva të shumta: ligjore, sociale, ekonomike, politike e kulturore. Të gjitha këto dinamika kishin si sfond procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Vëmendje e veçantë ju kushtua çështjes shqiptare, duke theksuar disa politika sektoriale mjaft të rëndësishme në kuadrin e proceseve të anëtarësimit në BE: sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, politikat e mirëqenies, etj.