Hapet thirrja e dytë për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Kalisz, në Poloni.

Hapet thirrja e dytë për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin
e Kalisz, në Poloni, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e parë të vitit
akademik 2024-2025.
Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja e dytë për aplikime për bursa për
mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Kalisz, në Poloni, për
semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025.
https://uniwersytetkaliski.edu.pl/en/home-page/
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
Kohëzagjatja e bursave:
– 1 semestër (1.10.2024 – 16.02.2025);
Fushat e studimit:
– Drejtësi;
– Administrim biznesi;
Katalogu i lëndëve:
https://uniwersytetkaliski.edu.pl/en/international-cooperation/erasmus-course-catalogues/
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës);

 

 

 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim
në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat
e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
– CV (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Letër Motivimi në gjuhën angleze;
– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2);
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe
shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni
vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që
do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A
do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Kalisz lëndë të njëjta me ato që
do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju
njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në
fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk
përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga
aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga
Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë
mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më
pas nga personi përgjegjës në Rektorat.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wpcontent/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx
Afati për aplikime: 05 Korrik 2024
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i
Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në formatin pdf në e-mailin
iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *