Të nderuar kolegë të dashur, studentë të FDUT-së!
Ju falenderoj nga zemra për mbështetjen e dhënë, që ky proçes zgjedhor, për autoritetet dhe
organet drejtuese, të realizohej me sukses dhe përgjegjësi të plotë !
Përgjegjësia dhe përkushtimi i treguar ndaj këtij proçesi dhe çdo pune të ndërmarrë në funksion
të tij, është tregues i një bashkëpunimi të fortë dhe integriteti të lartë.
Ju falenderoj për mbështetjen dhe kontributin Tuaj në mandatin e parë dhe në vazhdimësi! Puna
ime do të jetë e palodhur dhe do të bëjmë të pamundurën që FDUT të jetë një fakultet model.
Falenderime për komisionin e votimeve të fakultetit dhe komisionet e qëndrave të votimit, për
korrektësinë e treguar në zbatim të rregullores të zgjedhjeve, durimin dhe punën e palodhur.
Urimet më të mira dhe suksese të gjithë të zgjedhurve që fituan besimin e kolegëve!
Ju falenderoj që vazhdoni t’i jepni FDUT-së dinjitetin dhe emrin e një fakulteti që duam të
gjithë!
Me respekt,
Dorina Hoxha
Leave A Comment