Fakulteti i Drejtësisë dënon sulmin agresiv ndaj pedagogut të Fakultetit të Drejtësisë dhe avokatit Sokol Mëngjesi. Ne presim dhe besojmë që policia dhe prokuroria të zbardhi sa më shpejt ngjarjen,autorët dhe motivet e këtij sulmi kriminal dhe të rrezikshëm.
Stafi Akademik dhe administrativ i Fakultetit të Drejtësisë është në këto momente pranë familjes së Sokol Mengjesit.
Urojmë shërim sa më të shpejtë të kolegut tonë Prof. Dr. Sokol Mëngjesi.