Konferenca Ndërkombëtare mbi Korrupsionin në Sektorin e Shëndetësisë,

Gjyqësorit dhe Shërbimeve Publike

Një grup studentësh i vitit të pestë të “Master Integruar Shkencor” pranë Klinikës së Ligjit
Departamenti Penal, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, kanë punuar për kërkim
shkencor që në fillim të vitit akademik, dhe deri më 24 maj 2024, duke e finalizuar me mbajtjen
e Konferencës Ndërkombëtare me temën "Korrupsioni në Sektorin e Shëndetësisë, Gjyqësorit
dhe Shërbimeve Publike në Republikën e Shqipërisë " e organizuar nga Dr. Alban Koçi.
Në këtë konferencë ishin të ftuar dhe pjesëmarrës një grup ekspertësh ndërkombëtarë të shquar
në fushën e anti- korrupsionit:
 Ambassador Uglješa Zvekić: Ambasador dhe Kryetar i Zyrës së Vëzhguesit të
Përhershëm të Organizimit Evropian të Ligjit Publik (EPLO) pranë Kombeve të
Bashkuara në Vjenë.
 Dr.Dr.h.c. Sunčana Roksandić: Profesoreshë Asistente në Departamentin Penal të
Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Zagrebit, dhe fituese e Çmimit Ndërkombëtar të
Ekselencës Anti-Korrupsion 2023 për luftën kundër korrupsionit në kategorinë e kërkimit
shkencor.
 Prof. Dr. Dimitris Ziouvas: Profesor i së Drejtës Penale në Universitetin Panteion të
Athinës dhe Drejtor i Qendrës për Drejtësi Penale të këtij universiteti. Ai gjithashtu ka
mbajtur postin e "Reader in Criminal Law and Compliance" në Sussex Law School,
Universiteti i Sussex në Mbretërinë e Bashkuar, dhe është kryeredaktor i "Series on
Criminal Law, Criminal Policy and Human Rights".

Konferenca u zhvillua online në tre panele të ndara sipas sektorëve: Paneli A: Sektori i
Shëndetësisë; Paneli B: Sektori i Shërbimeve Publike; Paneli C: Sektori i Gjyqësorit.
Qëllimi i kësaj konference ishte vendosja në vëmendje e problematikave kryesore në tre sektorët
e sipër përmendur. Studentët prezantuan punimet e tyre, të mbështetura në të dhëna nga vendimet
gjyqësore, statistika dhe informacione nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) dhe burime të tjera
te udhëhequr nga Dr. Alban Koci.
Studentët evidentuan me gjithë vështirësinë për gjetjen e vendimeve ligjore dhe administrative
vetëm nëpërmjet hulumtimeve të tyre duke u mbështetur në burime të besueshme. Këto
prezantime ngjallën diskutime të gjera dhe propozime për zgjidhjen e fenomenit të korrupsionit.
Ekspertët e ftuar ofruan sugjerime të vlefshme dhe shprehën vlerësimet e tyre për përgatitjen e
konferencës dhe nevojën për të vazhduar bashkëpunimet në të ardhmen.
Vlerësimet e ekspertëve dhe angazhimi i studentëve treguan rëndësinë e vazhdueshme të këtij
dialogu dhe bashkëpunimi për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.
Përgëzojmë Klinikën e Ligjit pranë Departamentit Penal dhe Dr. Alban Koçi për organizimin e
kësaj konference thelbësore për të ardhmen e një shoqërie më të drejtë dhe më të integruar.

 

Leave A Comment