Në kuadër të programit Erasmus+

Në kuadër të programit Erasmus+, Exchanges, i cili bën të mundur shkëmbimin e
pedagogëve dhe studentëve mes universiteteve të huaja, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i
Tiranës mikpriti me datat 22-23 Maj 2024, Prof.Asoc.Jurgita Grigiene dhe Prof.Asoc.
Paulius Cerka nga Vytautas Magnus University, Lituani.
Profesorët e huaj, zhvilluan në trajtën e leksioneve, temën mbi “Jurisdiction of EU National
Court”, dhe “International Investment Law in EU”, duke ndërthurur parashikimet e
legjislacionit të tyre vendas me atë të BE, si dhe praktikën gjyqësore ekzistuese kombëtare
dhe ndërkombëtare në fushat përkatëse.
Studentët e pranishëm ndoqën me kuriozitet dhe ndërveprim leksionet e hapura të zhvilluara
në bashkëpunim me stafin akademik të Fakultetit të Drejtësisë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *