Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin e Malagas, në Spanjë, në kuadër
të programit Erasmus +, për semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025.
Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për
studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Malagas, në Spanjë, për semestrin e parë
të vitit akademik 2024-2025.
https://www.uma.es/
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
– Master;
Kohëzgjatja e bursave:
– 1 semestër;
* Studentët e vitit të parë bachelor nuk mund të aplikojnë;
* Për studentët e nivelit Master, nevojitet një aplrovim paraprak nga universiteti pritës
(koordinatori / drejtuesi në fakultetin / departamentin pritës)
Fushat e studimit:
– Drejtësi;
– Ekonomi;
– Shkenca komunikimi;
– Shkenca natyrore;
– Psikologji;
– Gjuhë e huaj;
– Histori – Filologji;
– Punë sociale.
Klikoni linkun:
https://www.uma.es/departamentos/
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

 

 

 

 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim
në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat
e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
– CV (në gjuhën angleze / spanjolle);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze
ose spanjolle);
– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose
spanjolle);
– Letër Motivimi në gjuhën angleze / spanjolle;
– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht /Spanjisht);
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe
shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni
vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që
do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A
do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Malagas lëndë të njëjta me ato
që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju
njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në
fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk
përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga
aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga
Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://www.uma.es/relaciones-internacionales/navegador_de_ficheros/ConvocatoriasRRII/descargar/2324-Incoming%20KA171/Anexos/ANNEX%20IB%20Learning%20Agreement%20Bachelor%20and%20Master.docx
Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Master:
– CV;
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze /
spanjolle);
– Diplomë Bachelor;
– Listë notash Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze
/ spanjolle);
– Listë notash Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze
/ spanjolle);
– Letër motivimi (në gjuhën angleze ose spanjolle në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet
programi i studimit);
– Certifikata e gjuhës së huaj (Anglisht /Spanjisht);
– Letra e pranimit paraprak, për të cilën duhet t’i referoheni linkut:
https://www.uma.es/relacionesinternacionales/cms/base/ver/base/basecontent/105836/coordinadores-de-movilidad/
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe
shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni
vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që
do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A
do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Malagas lëndë të njëjta me ato
që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju
njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në
fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk
përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga
aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga
Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://www.uma.es/relaciones-internacionales/navegador_de_ficheros/ConvocatoriasRRII/descargar/2324-Incoming%20KA171/Anexos/ANNEX%20IB%20Learning%20Agreement%20Bachelor%20and%20Master.docx
– Studentët e nivelit Master, të cilët do të propozojnë të kryejnë një periudhë shëmbimi
për temën e diplomës, duhet bashkëngjitur edhe dokumenti sipas linkut:
https://www.uma.es/relaciones-internacionales/navegador_de_ficheros/ConvocatoriasRRII/descargar/2324-Incoming%20KA171/Anexos/ANNEX%20I-C%20Abstract-of-PhDResearch%20SMS%20IN.docx
Afati për aplikim: 07 Qershor 2024
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i
Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Leave A Comment