Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të
Tiranës në Universitetin West Attica, Greqi, për të marrë pjesë në aktivitetin
“International Staff Week” që ata do të organizojnë në datat 18 – 22 Nëntor 2024.
Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për
stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin West Attica, Greqi,
për pjesëmarrje në Javën e tyre të Trajnimit në datat 18 – 22 Nëntor 2024, me temë “Applied
Practices of Inclusion and Equity in Education”.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie dhe trajnim;
Kohëzgjatja:
– 5 + 2 ditë;
Bursat përfshijnë:
-Kompensim ditor (160 EUR për stafin);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin me kohë të plotë:
– CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze / greke);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze / greke);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj;
– Vërtetim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke
specifikuar periudhat dhe universitetet për secilin mobilitet);
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1-
1.docx
Plani i Mobilitetit për mësimdhënie është një dokument në të cilin duhet të specifikohet
programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së mësimdhënies, duke propozuar
tema të ngjashme me tematikën e aktivitetit Staff Week. Ky dokument firmoset nga aplikanti
në momentin e aplikimit dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+.
Afati për aplikim: 05 Qershor 2024
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i
Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!