Takimi me University of Central Missouri, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka vijuar me
datë 22.05.2024 pranë Rektoratit të Universitetit të Tiranës me bisedime të drejtuara nga
Zv.Rektor i UT për Anën Mësimore, Prof.Dr.Anila Paparisto dhe Dr.Betsy Kreisel, nga pala
amerikane.
Takimi u përshëndet në mënyrë të veçantë nga Dekane e Fakultetit të Drejtësisë
Prof.Dr.Dorina Hoxha, Zv.Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Dr.Edvin Lame dhe
Zv.Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dr.Martin Serreqi. Të pranishëm në këtë takim ishin
dhe studentë të programeve të studimit në drejtësi të University of Central Missouri,
kryesisht në fushën penale.
Përfaqësuesit e Universitetit të SHBA-së, Dr.Betsy Kreisel, Prof.Asoc.Dr Adriatik Likcani
dhe Dr.Ryan Peterson, së bashku me përfaqësues të Fakulteteve të Universitetit të Tiranës,
zhvilluan diskutime mbi bashkëpunimin midis dy institucioneve dhe mundësinë e realizimit
të programeve të përbashkëta të studimit, të cilat do ti shërbejnë studentëve të të dyja
universiteteve.
Leave A Comment