NJOFTIM PËR PJESËMARRJE NË KONKURS ARBITRAZHI
Prej disa vitesh Fakulteti i Drejtësisë së UT, ka marrë pjesë në konkursin e Arbitrazhit Tregtar Ndërkombëtar “WILLEM C. VIS INTERNATIONAL COMMERCIAL ARBITRATION MOOT”, i cili ka për qëllim të nxisë studentët e drejtësisë të studiojnë dhe zbatojnë të drejtën mbi shitjen ndërkombëtare të mallrave dhe arbitrazhin.
Ky konkurs zhvillohet në dy faza: faza e shkruar, ku studentët duhet të përgatisin me shkrim memorandumin e Paditësit dhe më pas të të Paditurit, si dhe faza verbale, ku studentët marrin pjesë në seancat imituese të arbitrazhit të zhvilluara në Vjenë. Për me shumë informacion vizitoni: Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot – Vis Moot
Në kuadër të këtij konkursi zhvillohen edhe disa konkurse parapërgatitore, ku FDUT ka marrë pjesë, si p.sh. Prishtinë: http://www.
Pjesëmarrja në këtë konkurs kërkon angazhim prej tetorit 2024 deri në Prill 2025.
Gjuha e konkursit: Anglisht
Çdo student që është i interesuar për të qenë pjesë e ekipit, ju lutem të shprehë interesin duke shkruar një email dhe duke lene te dhenat e kontaktit në adresën: flutura.tafaj@fdut.
Personat që kanë shprehur interesin do të kontaktohen për të vijuar me procesin e përzgjedhjes.
Faleminderit!
Leave A Comment