Në kuadër të aktiviteteve që realizohen nga Klinika e Ligjit, pranë Departamentit të së
Drejtës Publike, të Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, studentët e vitit të V, të
Programit të Integruar të Ciklit të Dytë të Studimeve, organizuan me datë 15.05.2024 një
gjyq imitues në fushën e të drejtave të njeriut, nën drejtimin e Prof.Asoc.Dr.Oriona
Muçollari.
Gjyqi imitues kishte si objekt të trajtimit të tij të drejtat e njeriut, të parashikuara nga
Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Studentët e angazhuar në realizimin e gjyqit,
Gerta Liçaj, Laura Gjunkshi, Mirela Tosku, Enxhi Bakalli, Denis Ilias, Xhesika Meta, Zoica
Rubati, Klaudjon Laska, Ema Mullaj, gëzonin cilësinë e përfaqësuesve të shtetit,
përfaqësuesve të kërkuesit dhe një jurie të përbërë nga 3 anëtarë, në cilësinë e trupit gjykues
të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Ato trajtuan kazusin në të gjithë elementët e
tij ligjor, procedural, duke e analizuar atë nën këndvështrimin e parashikimeve ligjore
kombëtare dhe atyre ndërkombëtare.
Prof.Oriona Muçollari, përgëzoi studentët për punën e vazhdueshme për të sjellë “Gjyqin
Imitues”, në një mënyrë shumë cilësore dhe me një sjelljen e duhur të një njohësi të së
drejtës.
Organizimi i aktiviteteve të tilla, shërben jo vetëm për realizimin me sukses të objektivave të
Klinikës së Ligjit, por mbi të gjitha për aktivizimin e studentëve dhe përgatitjen e tyre, për të
qenë jurist sa më profesionistë në të ardhmen.
Leave A Comment