Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me shoqatën “ELSA Albania”, organizoi në datën 14 Maj 2024, një gjyq imitues penal, me pjesmarrjen e një jurie të nderuar të përbërë nga Zj.Brunilda Kadi dhe Zj.Marçela Shehu, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si dhe Zv.Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Dr.Erjon Muharremaj. Studentët e ndarë në dy skuadra, me pozitën procedurale të organit të Prokurorisë dhe Mbrojtësit/Avokatit
të të pandehurit, parashtruan përpara “Trupit Gjykues” argumentat përkatëse ligjorë në favor të palës përfaqësuese.
Në përfundim të gjyqit imitues, Juria vlerësoi në mënyrë maksimale performacën e grupeve pjesmarrëse bazuar në terminologjinë ligjore të përdorur, komunikimin verbal me trupin gjykues dhe palët e përfshira. Falenderojmë anëtarët e Jurisë për kohën e dedikuar dhe profesionalizmin gjatë të gjithë procesit, si dhe
shoqatën “ELSA Albania”, për kontributin në realizimin e këtij aktiviteti. Duke ju uruar suksese skuadrave pjesëmarrëse, ftojmë studentët e Fakultetit të Drejtësisë të bëhen pjesë e aktiviteteve të ardhshme të tij.

 

Leave A Comment