Shtyhet thirrja për aplikime për bursa për studentët në Universitetin Vytautas Magnus, në
Lituani, për semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025.
Në kuadër të programit Erasmus + është shtyrë thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për
studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Vytautas Magnus në Lituani, për semestrin e
parë të vitit akademik 2024-2025.
https://www.vdu.lt/en/
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Kohëzgjatja e bursave:
– Bachelor (1 semestër);
– Master (1 semestër);
– Doktoraturë (1 semestër).
Për më shumë informacion rreth universitetit pritës klikoni:

https://www.vdu.lt/en/international-cooperation/for-students/erasmus-exchange-
studies/incoming-students/

Fushat e studimit:
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti Vytautas Magnus
klikoni në adresën:

VDU Erasmus studies


Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në
universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e
regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
– CV (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Letër Motivimi në gjuhën angleze;
– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2);
Në rast se studenti nuk ka një certifikatë të gjuhës së huaj, mund të pajiset me deklaratë nga
pedagogu i lëndës në UT, sipas formatit të mëposhtëm:
https://www.vdu.lt/wp-content/uploads/2013/05/LanguageProficiencyForm.doc
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben
për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm
seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni
në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në
Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Vytautas Magnus lëndë të njëjta me
ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju
njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në
fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten
në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti,
më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori
Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During
mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës
në Rektorat.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-
content/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
– CV (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Diplomë e nivelit Bachelor;
– Listë notash e nivelit Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën
angleze);
– Listë notash e nivelit Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën
angleze);
– Letër Motivimi në gjuhën angleze;
– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2);
Në rast se studenti nuk ka një certifikatë të gjuhës së huaj, mund të pajiset me deklaratë nga
pedagogu i lëndës në UT, sipas formatit të mëposhtëm:
https://www.vdu.lt/wp-content/uploads/2013/05/LanguageProficiencyForm.doc
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben
për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm
seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni
në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në
Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Vytautas Magnus lëndë të njëjta me
ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju
njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në
fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten
në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti,
më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori
Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During
mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës
në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-
content/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit PhD:
– CV (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Diplomë e nivelit Bachelor dhe Master;
– Listë notash e nivelit Bachelor dhe Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare
në gjuhën angleze);
– Letër Motivimi në gjuhën angleze;
– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2);
– Një përshkrim të shkurtër të planit të punës së propozuar, të miratuar edhe nga udhëheqësi në
UT;
Në rast se studenti nuk ka një certifikatë të gjuhës së huaj, mund të pajiset me deklaratë nga
pedagogu i lëndës në UT, sipas formatit të mëposhtëm:
https://www.vdu.lt/wp-content/uploads/2013/05/LanguageProficiencyForm.doc
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben
për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm
seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni
në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në
Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Vytautas Magnus lëndë të njëjta me
ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju
njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në
fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten
në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti,
më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori
Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During

mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës
në Rektorat.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-
content/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx

Afati për aplikim: 16 Maj 2024
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i
Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën
iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me
Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Leave A Comment