Me rastin e Ditës Kombëtare të Drejtësisë, 10 maj 2024, Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, organizuan një ‘Gjyq imitues’ me pjesëmarrjen e studentëve të këtij fakulteti. ‘Gjyqi imitues’ zhvillohet në kuadër të aktiviteteve të Gjykatës së Lartë, si edhe aktiviteteve me karakter shkencor të Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, me qëllim kontributin në zhvillimin e së drejtës në vend.

Ky ‘Gjyq imitues’ kishte për qëllim të shërbente si një simulim, ku studentët patën mundësinë të paraqesnin aftësitë e tyre, dhe të zhvillonin një debat argumentues lidhur me një çështje gjyqësore penale të përgatitur dhe drejtuar nga Ndihmësmagjistrati i Gjykatës së Lartë, z. Elton Frashëri. Prof.Dr. Eralda (Methasani) Çani organizoi dhe lehtësoiaktivitetin përgjatë zhvillimit të tij. Dekania e Fakultetit të Drejtësisë, Prof.Dr. Dorina Hoxha mbështeti realizimin me sukses të këtij gjyqi imitues. Ky aktivitet shërbeu si një proces mësimor me karakter praktik për studentët pjesëmarrës. Falenderojmë të gjithë studentët pjesëmarrës, përfshirë studentët e së Drejtës së Krahasuar Kushtetuese, për seriozitetin dhe përkushtimin.
Faleminderit për punën tuaj të shkëlqyer, studentë!
Aleksandro Nesturaj
Antonella Villa
Arsi Mustafaj
Avushe Zeka
Dea Basholli
Denisa Picalli
Eldorado Aga
Elejda Isaraj
Era Dauti
Kristina Kolneku
Marinel Prenga
Sara Dekovi
Sara Dukaj
Tristan Gjini
Zhaklina Llapushi

Leave A Comment