Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Silesian të Teknologjisë, Poloni, për pjesëmarrje në aktivitetin “International Staff Week”, në datat 1-5 Korrik 2024, me temë “To Bee Eco in the Post-industrial Environment”.
https://www.polsl.pl/rn3-1-dwz-swm/en/isw2024-july/
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit me kohë të plotë për trajnim;
Kohëzgjatja e bursave:
– 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit;
Bursat përfshijnë:
-Kompensim ditor (140 EUR për stafin akademik);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie:
– CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj (Anglisht B2);
– Vërtetim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitete Erasmus+ (nëse po, duhet të specifikonimobilitetet e kryera duke cituar universitetet pritëse dhe periudhën e secilit prej tyre);
– Plani i mobilitetit për trajnim*;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Training_outgoing-
1.docx

*Plani i Mobilitetit për stafin është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Afati për aplikim: 15 Maj 2024 Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al. Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Leave A Comment